Home KRYESORE Pse Edi Rama është bërë një kërcënim për BE-në?

Pse Edi Rama është bërë një kërcënim për BE-në?

Marrë nga European Interest

Artikull i Theodoros Benakis

Përktheu Dr. Diana Skrapari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të mbajtur nga think tank “Miqtë e Evropës” në fillim të nëntorit në Bruksel, paraqiti një lloj ultimatumi, duke sugjeruar që “Shqipëria nuk ka më durim me BE-në që po e pengon procesin e integrimit. “Dhe Rama vazhdoi të përcaktojë një afat, duke sugjeruar se nëse Shqipëria nuk fillon bisedimet e pranimit deri në korrik 2018, Tirana do të shqyrtojë prioritetet e saj politike dhe do të fillojë të punojë aktivisht me aktorë të tjerë ndërkombëtarë.” Analistët e interpretuan këtë si prioritizimin e marrëdhënieve me Rusinë, Kinën dhe Turqinë.

“Është e ekzagjeruar të  thuash se BE-ja ka ofruar një plan për reformat dhe ka qenë forca shtytëse e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor dhe ne mbetemi të përkushtuar për të qenë pjesë e familjes së BE-së. Megjithatë, nuk i kuptoj politikanët që nga njëra anë flasin për një “Evropë të bashkuar” dhe, nga ana tjetër, kërkojnë prej nesh të presim derisa sfidat e brendshme të zgjidhen. Nëse është kështu, mund të shikojmë Kinën, Rusinë dhe Turqinë si alternativa, “thotë Rama.

Një hipotezë pse Rama është bërë problematik është se bisedimet e pranimit do të siguronin një devijim nga skandali i korrupsionit që lidhet me drogën, duke u përqendruar tek ish ministri i tij i brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri dhe kushërinjtë e tij – vëllezërit Habilaj – po hetohen nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti. Ndërkohë, prokurorët në Katania, Itali, po ngrenë akuza të reja për falsifikim.

Sipas një deputeti shqiptar i cili preferon të mbetet anonim, “ditët e Tahirit jashtë burgut janë të numëruara, por historia e vërtetë është se kush do të bjerë bashkë me të; Tahiri tashmë po e shantazhon qeverinë. “Tahiri po përballet me akuza për përfshirje në manipulimin e rezultatit zgjedhor të qershorit 2017; nëse kjo është e vërtetë dhe nëse ai ftohet të japë prova, dëshmia e tij mund të ketë ndikim në stabilitetin e qeverisë.

“Armët më të forta të Edi Ramës janë mashtrimi dhe propaganda”, thotë kreu i opozitës, Lulzim Basha. Ai shpjegon se kryeministri e di se perspektiva e anëtarësimit në BE mund të përdoret për të devijuar vëmendjen nga një skandal vendas. Dhe nëse Shqipëria do të hapte negociatat e pranimit në qershor 2018, opinioni publik mund të anulojë rastin e Tahirit.

Megjithatë, media shqiptare është e sigurtë se skandali i Tahirit është vetëm maja e ajsbergut. Prokurorët në Katania, Itali dhe Shqipëri janë të vendosur që të  hetojnë rastin e Tahirit. Vetëm kohët e fundit, policia shqiptare arrestoi një biznesmen 25 vjeçar të quajtur Orest Sota, me 863.000 euro në automjetin e tij dhe dy licenca të anijeve nën emrin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Mendohet se nëse ai do të zhdukej, një problem i madh i qeverisë shqiptare do të zhdukej me të. Por, në këtë rast të veçantë, kur policia konfiskoi telefonin celular të Sotës, u zbuluan mesazhe të shkëmbyera midis gruas së Sotës dhe Tahirit, duke diskutuar mbi ofertat dhe marrëveshjet qeveritare.

Regjistrimet e fundit të bisedimeve midis vëllezërve Habilaj sugjerojnë se ata kanë blerë bizhuteri të shtrenjta diamanti si dhurata për gruan dhe nënën e Tahirit. Provat e reja pritet të bëhen publike së shpejti. Përveç kësaj, qeveria e Ramës po përpiqet të zbutë historinë e Kelment Balilit. Burime të qeverisë në Athinë sugjerojnë se Balili, zoti më i madh i drogës në Shqipëri, kishte shmangur arrestimin për shumë vite, pjesërisht për shkak të mbështetjes politike që ai gëzon në vend.

“E gjithë policia e shtetit është e korruptuar”, pohon ish-kryeministri Sali Berisha. Pak javë më parë, prokurori shqiptar lëshoi urdhër-arreste për tre ish-drejtorët e policisë: Sokol Bode, Jaeld Cela dhe Gjergji Kohila. Ata akuzohen për trafik droge. Të tre drejtorët e policisë u emëruan nga ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Por ata ikën nga vendi përpara se të ekzekutohej urdhri i arrestit. Berisha deklaroi se vetë kryeministri Rama, së bashku me ministrin e punëve të brendshme, Fatmir Xhafa dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, po mbrojnë zotërinjtë e narkotikëve të Shqipërisë, drejtorët e narkotikëve, të ashtuquajtur barona të drogës me uniformë; Kohela, Bode dhe Çela. “

Pas arrestimit të Orgest Sotës, mes tyre u gjetën mesazhe me tekst dhe Jaeld Çela, zbuloi rrjetin e komunikimit mes Tahirit, Sotës dhe Çelës.Qeveria e Ramës përballet me një skandal shumë të madh. Veprimtaria kriminale që është në kulmin e saj dhe autoritetet fqinje që përgjojnë anijet me tonelata të kanabisit shqiptar, kanë alarmuar autoritetet greke dhe italiane. Kufijtë shqiptarë janë më pak të sigurt se sa pritej nga një shtet anëtar i NATO-s dhe bashkëpunimi i sigurisë në trafikimin e drogave është më pak se optimale. Në raportin e dhjetorit 2017, Europol arriti në përfundimin se: “Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor të trafikuar në BE”.

Vlerësimet  e fundit tregojnë një qarkullim prej 5 miliardë eurosh nga trafiku i drogës në Shqipëri, që është rreth 50% e PBB-së së vendit. Ndërsa FBI po shqyrton pastrimin e parave në Shqipëri, vendi mbetet një nga më të varfrit në Evropë. Ndërsa është e qartë se Tirana nuk është më afër anëtarësimit në BE si vite më parë, pasi drejtimi i përmbushjes së pritjeve nga BE ka dështuar.

Gjashtë muajt e ardhshëm janë vendimtare për kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Nëse bisedimet e pranimit nuk fillojnë në qershor 2018, ai mund të mos jetë në gjendje të mbajë drejtimin pas katër skandaleve të tjera ministrore, sipas një burimi të rangut të lartë brenda Partisë Socialiste Shqiptare. Kumari gjeopolitik nuk ka gjasa t’i shërbejë interesave shqiptare, por Tirana është e dëshpëruar për kredibilitetin dhe legjitimitetin që rrjedh nga brazda e politikës së jashtme. Kjo nuk është hera e parë që Brukseli merret me këtë fenomen në Evropën Juglindore që është krijuar që nga viti 2003.

Share: