Vladimir Putin të hënën urdhëroi tërheqjen e një pjese të rëndësishme “të trupave ruse të vendosura në Siri, pas dy vitesh të funksionimit, që kanë përmbushur misionin e tyre duke shkatërruar organizatën e Shtetit Islamik. Presidenti rus bëri këtë deklaratë gjatë një ndalese në Hmeymim, në bazën ajrore ruse në provincën e Latakia, në Sirinë perëndimore, ku u takua me homologun e tij sirian, Bashar al Assad, dhe i foli trupave.
“Misioni për të luftuar terroristët në Siri, një mision që ishte thelbësor që të kishte sukses me ndihmën e një përdorimi masiv të forcës së armatosur, u përmbush dhe u përmbush në mënyrë të plotë “tha ai. “Unë ju përgëzoj”, u tha ushtarëve në bazën ajrore, duke shtuar se “një pjesë e rëndësishme e kontigjentit ushtarak rus të vendosur në Siri do të shkojë në shtëpi, në Rusi”. “Atdheu po ju pret,” u tha ai.
Megjithatë, udhëheqësi i Kremlinit theksoi se Rusia do të mbajë “përgjithmonë” praninë e saj në Hmeymim, si dhe në bazën detare të Tartousit, në Mesdhe.Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha të hënën se elementet e kontigjentit ushtarak rus në Siri kanë filluar të kthehen në Rusi, njofton agjencia ruse e lajmeve RIA.
Rusia kishte nisur operacionet e saj të para ajrore në Siri në shtator të vitit 2015. Kjo ndërhyrje ushtarake, më e madhja në Lindjen e Mesme e Moskës për dekada, shpëtoi regjimin e Asadit, i cili ishte atëherë në prag të rrëzimit. pas katër vitesh e gjysmë lufte civile.
Gjatë takimit të tij me Bashar al-Assad, presidenti rus shprehu dëshirën që me pjesëmarrjen e Iranit dhe Turqisë të rikthehet një situatë paqësore dhe të fillojë një proces tranzicioni politik në Siri. Vladimir Putin të hënën urdhëroi tërheqjen e një pjese të rëndësishme ” të trupave ruse të vendosura në Siri, pas dy vitesh të funksionimit, që kanë përmbushur misionin e tyre duke shkatërruar grupin e Shtetit Islamik./Perqasje.com