Qeveria e Aleksis Tsipras ka vendosur t’i japë çdo të riu të papunë në Greqi plot 400 euro me rastin e festave të fundvitit, pasi nuk arriti të përmbushë premtimin për t’i ndimuar të punësohen.
Vendimi është komentuar nga rivalët politikë si një tentativë për të blerë vota ndërsa popullariteti i Tsipras po bie gjithnjë e më shumë Qeveria greke njoftoi se çdo i ri i papunë nga mosha 18 në 24 vjec do marrë 400 euro dhuratë, ndërsa për pensionistët shpërblimi ishte 180 euro, raporton Newsbomb.
Rreth 55 mijë të rinj e përfitojnë këtë këtë bonus, çka e çon në mbi 20 milion euro fondin e qeverisë.