Në pritje t’ Prendimit t’përsosun,
ajo ish e Kuqja qi lodronte n’ sy
kur e prangoste veten me vargonj zjarrmi
vec Muzës t’mund t’ja zukaste harkimin.
Ajo ish e Kuqja kur cello
lshonte tinguj blu trishtimit
qi u humbën ndër baule t’ kujtimit
t’simfonisë qi nuk u shkruejt kurrë
prej nji muzikanti t’shushatun ndër ethe shpirtvoglie.
Rënkon dashni, ajo mbi violinë,
qi Stradivari e harkoi t’purpurt n’shëmbllimin e saj
eh Trandofill I kuq, n’zanafille t’ortekut
qi e bani botën t’bardhë
si bora e bjeshkve t’ Bekueme prej piktorit.
Ajo asht e Kuqja
anipse ashti I saj flakron bardhsi,
vena e hardhive t’vjetra
rreket t’i përngjajë.
Para mistereve t’saj
Alkimistët ndalin frymën.
© Mira Tuci