Home KRYESORE Sali Berisha zbulon prapaskenën: Nexhmije Hoxha donte ta bënte Ramën…

Sali Berisha zbulon prapaskenën: Nexhmije Hoxha donte ta bënte Ramën…

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 27 vjetorin e krijimit të kësaj partie është rikthyer edhe një herë të flasë për ato momente historike.

Në një intervistë për syri.net, Berisha ka zbuluar dhe një skenar të mundshëm sipas tij që mund të ndodhte në vitin ’90-të. Ish-kryeministri tha se Nexhmije Hoxha kishte lobuar në vitet ’90-të që në krye të Partisë Demokratike të vinte Edi Rama.

“Edi Rama ishte parashikuar për kryetar të Partisë Demokratike. Edi Rama më thonë që pasi iku nga ne dhe krijoi partinë e tij KISI-n aty ajo u shkatërrua bashkë me Ngjelën dhe eksponentë të tjerë të kishës, më thonë që ky donte të merrte Partinë Socialiste dhe pasi nuk ja dhanë PS, ky shkruan të nxirret jashtë ligjit PS dhe e shkruan pasi PS-ja ndërroi emrin, për shkak se ka luftë civile”,- tregoi Sali Berisha.

Share: