Përgatiti Diana Skrapari
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të raketave të reja të lundrimit me rreze të ndërmjetme, në përgjigje të asaj që ata e shohin si një shkelje nga Rusia e Traktatit të Forcave Bërthamore të Mesme të vitit 1987, tha të premten. zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Uashingtoni është gati të ndalë “aktivitete të tilla hulumtimi dhe zhvillimi” nëse Moska respekton traktatin përsëri, tha Heather Nauert në një deklaratë.
Zëdhënësja paralajmëroi gjithashtu me kërcënimin e sanksioneve ekonomike, pa specifikuar ato, duke deklaruar se Uashingtoni kishte parashikuar “masa ekonomike dhe ushtarake që synonin të nxisin Federatën Ruse të respektojë Traktatin”. Paralajmërimi është përgjigjja e parë e Donald Trump ndaj akuzave të ngritura së pari nga Shtetet e Bashkuara në 2014 se Rusia do të ketë përdorur një raketë në kundërshtim me traktatin e vitit 1987.
Pakti i nënshkruar nga Ronald Regan dhe Mikhail Gorbaçov synon çmontimin e raketave të lëshuara nga toka, rrezja e veprimit e të cilave janë distancat prej 500 deri 5.500 km.Zyrtarët amerikanë thonë se raketa e lundrimit rus është në gjendje të mbajë një raketë nukleare dhe Moska ka refuzuar të zhvillojë diskutime të gjera rreth shkeljes së supozuar. Moska mohon thyerjen e traktatit. Në një deklaratë të lëshuar para Nauert, Ministri i Jashtëm rus tha se ishte i gatshëm për të diskutuar me Shtetet e Bashkuara për të ruajtur traktatin dhe premton të respektojë detyrimet e tij për sa kohë që Shtetet e Bashkuara bëjnë të njëjtën gjë.
Në këtë komunikatë të lëshuar me rastin e 30 vjetorit të Traktatit, Ministri shton se Moska e konsideron “gjuhën e ultimatumeve” të papranueshme. Çështja mund të diskutohet në javët e ardhshme në një takim të komisionit të posaçëm për të mbikëqyrur tekstin, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane./Perqasje.com