Distanca midis udhëheqësit dhe të udhëhequrit rriten vazhdimisht duke vendosur gishtin mbi kontradiktat flagrante të cilat ekziston në partitë e pjekura, midis deklaratave demokratike dhe qëllimet ku oligarkizmi konkret rritet.
Prandaj, mund të thuhet se organizata (subjekti) përbën saktësisht burimin prej të cilit rrymat konservative burojnë në rrafshin e demokracisë, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese që e bëjnë atë të panjohur. Periudha bashkohore me raste nuk karakterizohet nga argumentat sociale që ndikojnë në zvogëlimin e individualizmit.
Një grup i përbashkët mund të ketë distancë gjeografike, politike, historike, konstitucionale dhe demokratike por kjo nuk i pengon ata të mos bashkëpunojne mes tyre. Elementi imperativ mund të shërbeje si vullnet i një kombi por mund të rezultojë edhe arbitrar, mundësia e vazhdueshmërisë është kompatibiliteti me idene e superioritetit në origjinën e një kontrate sociale të revokueshme.
Nga aspekti personal palët shpesh bazohen në mbrojtjen e inferiorëve të akorduar nga një njeri i fortë. Është e vërtetë se njerëzit që u kanë dhënë emrat e tyre lëvizjeve të ndryshme kombëtare janë personifikuar ndryshe nga idetë dhe dispozitat me të cilat partitë frymëzohen, udhërrëfyesit me të cilët ata veprojnë, operohen përmes kursit të evoluimit të tyre.
Duhet pranuar se kur partia merr emrin e liderit të tij është duke mbajtur një përgjegjësi të madhe sikurse bariu për delet e tij. Ekziston nje analogji mes partive politike dhe rendit monastik, sekteve religjoze. Yves-Guyot na rikujton se përkatësia individuale me partitë politike vepron sipas rendeve monastike dhe religjoze.
Nëse udhëheqësi ushtron ndikimin mbi ithtarët e tij që me cilësi aq të habitshme që si duket mund të quhet një shef karizmatik dhe ky lloj shefi merr forma të ndryshme. Avantazhi i partive karizmatike mbi partite tjera me një program të definuar mirë dhe interesant shpeshhere është i rrethuar nga entuziazmi që furnizon një bazë shumë të ndjeshme. Udhëheqja mbi pikëpamjet partiake mund të sigurohet më besimin që ofron ajo.
Kategoria që është e duhur për kompozimin e partive politike janë ato kategori të inspiruara nga idetë morale dhe politike në përgjithësi dhe abstrakt. Nga të gjitha ngjarjet nuk ka asnjë dyshim se politika që shpaloset është i bazuar mbi fatin dhe autoritetin e një personi që e shpalosë atë për të mirën e elektoratit.
Në ato politika është e përshtatur domosdoshmëria e jetës që ata i përkasin, stoik në kuptimin e vërtetë të çdo njeriu dhe sovranitetin e njerëzve. Principet të cilat janë në kursin e funksionit në mënyrë saktësisht të kundërt nga origjinali dhe shënjestra e përgjithshme karakterizohen nga parimi i lirisë së mendimit. Çdo parti politike ka shpirtin e tij të çuditshëm, të pavarur nga rregullat dhe programet ku elektorati është i tërhequr nga ky misticizëm.
Në lëvizjet grupore me ndonjë rast të veçantë çdo gjë proçedohet natyralisht dhe jo artificialisht. Fakti që njerëzit ndjekin liderin e tyre është një fenomen natyror normal. J.Rousseau ka thënë shprehimisht se asnjëhere nuk ka ekzistuar një demokraci e vërtetë dhe asnjëhere nuk do të ekzistojë. Jeta politike e kombeve të zhvilluara autorizon për të pohuar se tendenca përmes konstitucionit oligarkik themelohen domosdoshmëritë historike kundrejtë ironisë së fatit, ligjet historike nga të cilat shoqërite më moderne demokratike me partite më të avancuara nuk janë në gjendje tu ‘ikin’ aporive.
Duke u dhënë te lideret, punëtorët krijojnë me duar e tyre mjeshtërit e rinj që kanë në parim dominimin e superioritetit teknik dhe intelektual në aftësitë për të kontrrolluar masat dhe ekzekutimin e urdhërave të lidereve. Mekanizmi i partive ofron ‘punëtorëve’ falë pagesave të shumta dhe honorareve që i kanë në dispozicion një mundësi për të bërë karriere, një gjë që ushtron te ata një terheqje e madhe.
Thirrja politike bëhet e komplikuar dhe rregullat e legjislacionit social shumëfishohen që është i imponuar te drejtuesit e partive politike, një ekzistencë gjithnjë e më profesionalizuar, bazuar në një njohuri (jo dije) vazhdimisht zgjeruese, rutinë, dhe nganjëherë finesë delikate. Ideja e veçantë politike e lidhur me partinë i bën pasuesit e saj t’i mohojnë përkrahësve të të gjitha idealeve të tjera politike dhe sociale aftësinë e thjeshtë të ndjenjes patriotike.
Vlerësime të tilla të vlerës nuk janë vetëm produkte të taktikave dhe mjeteve të shfrytëzimit të fuqishëm të vetëdijshëm e të pamatur, por ekuacionin më të sinqertë të idealit politik, konceptit të partisë në të cilin atdheu është i bashkuar me disa ideologji, filozofi etj.