Home KRYESORE “I shikon? Të duartrokasin aty ku të ngulën thikën…”,Rozana përkujton Françesk Radin

“I shikon? Të duartrokasin aty ku të ngulën thikën…”,Rozana përkujton Françesk Radin

Këngëtarja Rozana Radi, me rastin e Krishtlindjeve ka përkujtuar xhaxhain e saj, këngëtarin e ndjerë, Françesk Radi.

“Franko, është nata e Krishtlindjes dhe është viti i parë që ti nuk do të jesh me kitaren tënde në tavolinën tonë të madhe. Është e vështirë, aq e vështirë sa tek shkruaj më mblidhet një lëmsh në grykë.

Por ne, me zërin që na dridhet do të këndojmë këngët e tua dhe do falënderojmë zotin që na bekoi me një njeri si ti në jetën tonë. Gëzuar Krishtlindjen Franko. Të duam shumë”, ka shkruar këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

Duke marrë spunto nga homazhet që iu bënë artistit të madh, në Festivalin e 56 të Këngës në RTSH, këngëtarja ka thumbuar të gjithë ata që mesa duket i kanë ngulur thikën mbas shpine artistit të madh, pikërisht në atë skenë.

“I shikon? duartrokasin për ty, salla e madhe e Pallatit të Koncerteve, e njëjta sallë ku ty të ngulën thikën pas shpine disa herë. Është e njëjta sallë ku publiku të duartrokiste dhe këndonte bashkë me ty”, ka shkruar Rozana./360grade.al

download.jpg

Share: