Home KRYESORE Shqipëria po plaket, ulet frikshëm lindshmëria nga viti në vit!

Shqipëria po plaket, ulet frikshëm lindshmëria nga viti në vit!

Familjet shqiptare po lindin gjithmonë e më pak fëmijë. Nga viti në vit numri i lindjeve pëson ulje ndërsa gjatë periudhës korrik –shtator janë regjistruar 7.203 lindje ose 20.7% më pak krahasuar kjo me një vit më parë .

Në tremujorin e tretë 2017, shtesa natyrore regjistron vlerë negative vetëm në tre qarqe Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë ndërsa rritje shënon në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar një rritje prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, e ndjekur nga Gjirokastra, Vlora dhe Lezha në krahasim me tremujorin e tretë 2016.

Sociologët shprehen se janë disa aspekte që kanë ndikuar në këtë situatë planifikimi familjar, emigracioni por edhe shtimi i vdekjeve. Ekspertët apelojnë për marjen e msaave të menjëhershmë të cilat duhet të stimulojnë lindjet e fëmijëve. Edhe Banka Botërore e ka ngritur një shqetësim të tillë në lidhje me plakjen e popullsisë në vendet e Ballkanit ku përfshihet dhe Shqipëria.

Banka Botërore sugjeron marrjen e masave të menjëhershme për të për frenuar përkeqësimin e situatës pasi kjo do të sillte ulje të produktivitetit, pasi plakja do të ulë pjesëmarrjen e fuqisë punëtore dhe do të frenojë rritjen mesatare vjetore të të ardhurave për frymë./OraNews

Share: