Home KRYESORE Shtetndërtimi i Kosovës përmes protagonizmit, mund të na lë me “gishta në...

Shtetndërtimi i Kosovës përmes protagonizmit, mund të na lë me “gishta në gojë”!

Nga Fadil Maloku

1. Është tejet joserioze që gjitha qeveritë tona të deritanishme, ende manipulojnë rrezikshëm me tema të “brendshme”, ndërkaq, po të shihni ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ju kuptoni se janë duke ndodhur lëvizje e kërcënime evidente planimetrike, dhe tejet të rrezikshme, lidhur me ristrukturimin e kësaj pjese të botë ku ne vegjetojmë, edhe si gjeografi, por, edhe si demografi.

2. Pra, edhe nga qeveria aktuale, (madje as nga Presidenti u vendit!) nuk po shoh asnjë ide kornizë, asnjë vullnet racional, e madje asnjë strategji të përpunuar e të detajizuar, për tu dalë ballë, e as t”u jap ndonjë përgjigje koherente gjitha këtyre “lëvizjeve” e kërcënimeve e sfidave në horizont! Presidenti, duhet ta dijë, se; kjo po ndodhë edhe për shkakun, se të gjitha qeveritë, edhe kjo aktualja nuk e kanë mendjen te shtetndërtimi që ende është “thembër Akili”, por të do interesa meskine, e banale klanore, e kastike; kjo po ndodhë, gjithashtu edhe për shkakun se; këto qeveri po presin përgjigje (lexo; instruksione, e angazhime) blanko dhe plane me “duar në xhepa” nga sponsoruesit e jashtëm.

Duke mos ndërmarr asgjë në ketë drejtim, kujtoj që gjithë kjo”fiskulturë”, është jo vetëm joserioze, por, edhe dëmshme e joproduktive për Kosovën.

3. Thënë me thjesht, në vitin vijues kjo qeveri dhe Presidenti aktual, ose duhet ti shtyjnë përpara këto tema të nxehta, ose duhet të “pensionohen” dhe të lëshojnë rrugë për; ide e njerëz që kanë vizione, projekte e plane, se si te dalim nga ky moçal absurd politik! Ndryshe, frikohem se do humbim shumë kohë duke u (marr marrëzisht) grind egërsisht me protagonizmin qeveritar dhe atë Presidencial. Dhe çka është edhe më e keqe; vetëm e vetëm për përfitime politike dhe “harnime” protagoniste të individëve e subjekteve me mandate të skaduara.

Presidenti dhe qeveria aktuale, duhet të reflektojnë interesat bazike të shtendërtimit, e jo rejtingun dhe imazhet protagoniste në sytë e Aleancës dhe miqëve strategjik, si SHBA-ës dhe Anglisë.

Share: