Home KRYESORE Skena e krimit që përloti policët, Vret gruan dhe u pret fytin...

Skena e krimit që përloti policët, Vret gruan dhe u pret fytin 3 fëmijëve!

Një hetim gjyqësor ka nxjerrë në dritë detaje të reja për një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik në Irlandë, pasi burri vrau brutalisht bashkëshorten dhe 3 fëmijët.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Gusht të 2016-ës, kur Alan Hawe vrau me thikë bashkëshorten e tij 39-vjeçare Clodagh Hawe dhe djemtë, Liam 14-vjeç, Niall, 11 dhe Ryan 6-vjeç.

Dikur një njeri i respektuar në zonën ku jetonte, Alan Hawe i preu fytin tre djemve të tij në shtëpinë e familjes, në Co Cavan.

Pasi i vrau pjesëtarët e familjes së tij, ai e la thikën në jastëkun e të voglit Ryan. Gruaja u gjet e ulur në një karrige në dhomë të ndenjes, e veshur me pizhame dhe një fustan mbrëmjeje.

Ajo kishte marrë plagë të rënda në kokë e qafë dhe në karrigen ku ishte ulur dallohej një sasi e madhe gjaku.

Një tjetër thikë dhe një sëpatë e vogël që kishte shenjat e gishtërinjve të Alan Hawe u gjet në dyshemenë pranë gruas. Vetë Hawe u gjet i vetëvarur.

Dy djemtë Liam dhe Niall u gjetën në shtretërit e tyre, në dhomën e gjumit në kat të dytë. Oficerja e policisë, Aisling Walsh shpërtheu në lot në sallë të gjyqit, teksa kujtoi skenën e krimit. “Nuk kishte shenja jete, ata ishin të mbuluar me kuvertë”, tha ajo.

Britanikja “Mirror” shkruan se hetimi gjyqësor për këtë ngjarje, që ka si qëllim zbardhjen e saj, po dëgjohet nga një juri e përbërë nga 6 gra dhe një burrë dhe po mbahet në Cavan. /360grade.al 

Share: