Marrë nga Gazeta franceze L’Express
Përktheu nga frëngjishtja
Dr. Diana Skrapari
Për të promovuar reformën e Evropës, Presidenti francez, ashtu si Alexis Tsipras, i kërkon kreut të Social Demokratëve të bien dakord me kancelaren.
Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier nuk është i vetmi kryetar shteti evropian që do t’i shtyjë socialdemokratët të formojnë një “koalicion të madh” me konservatorët e Angela Merkel. Prapa skenave, Emmanuel Macron ka telefonuar disa herë këtë javë kryetarin e SPD, Martin Schulz, të pajtohet me Kancelaren zbulon Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ). Presidenti francez beson se krijimi i këtij koalicioni të madh është shansi më i mirë për ri-themelimin e Bashkimit Europian, në veçanti për zonën e euros, të cilin ai promovon dhe që Schulz e kishte mbështetur.
Gazeta gjermane shkruan se Alexis Tsipras dërgoi mesazhe me SMS duke i kërkuar Martin Schulz të mos refuzojë mundësinë për të marrë pjesë në “këtë fazë vendimtare për Evropën”. Kryeministri grek mbrojti idenë e kësaj pjesëmarrjeje social demokratike, “një parakusht për të luftuar së bashku për reformat e nevojshme të progresit dhe demokratizimit të Evropës”.
SPD ende ngurron për koalicion
“Mos harroni se e majta e vërtetë progresive nuk është që të mbështjellë veten në virtytin e saj, por të luftojë për ndryshim dhe reformë në interes të shumicës, tha Tsipras Schulz-it thotë FAZ. Unë jam i sigurt që do të marrësh vendimin e duhur “. Në një konferencë shtypi të hënën, ish-Presidenti i Parlamentit Europian kishte përmendur këto SMS duke kërkuar kompromis me Angela Merkel.
Martin Schulz tha se ishte gati të premten për të negociuar me konservatorët mbi mënyrat për të formuar një qeveri të re në vend, pas zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit – këto të fundit deri më tani nuk kanë arritur të prodhojnë një shumicë . Por ai e hodhi poshtë idenë se kjo do të thotë “automatikisht” një zgjatje e koalicionit qeverisës midis partisë së tij dhe Demokristianëve gjermanë.
Pas dështimit të një koalicioni midis konservatorëve, liberalëve dhe të gjelbërve, Social Demokratët vendosën të reformoheshin, pas humbjes së tyre historike zgjedhore. Në këtë fazë, SPD po konsideron mbështetje të kufizuar, për disa çështje, për një qeveri të pakicës të konservatorëve të kancelares, në të cilën ata nuk do të merrnin pjesë. Një formulë e hedhur poshtë deri më tani nga Angela Merkel, pasi ajo tha se do të rrezikonte stabilitetin e vendit.