Organizata Ndërkombëtare e Punës ka llogaritur se tregu i trafikut njerëzor qarkullon rreth 3 miliardë dollarë në vit vetëm për shfrytëzimin seksual dhe shfrytëzimi i punës ilegale nxjerr përfitime deri në 32 miliardë dollarë në vit.
Sipas të dhënave të Europol, viktimat e trafikut vijnë kryesisht nga Shqipëria, Rusia, Ukraina, Gana, Nigeria, Kina, Vietnami e Brazili. Të dhënat evidentojnë një rritje eksponenciale të viktimave të trafikut të destinuara për prostitucionin, midis të rejave të ardhura nga zona e Afrikës qendrore (Gana, Nigeria) është regjistruar një rritje e popullsisë femërore (respektivisht mbi 69% e mbi 85% në një periudhë të shkurtër) dhe një rritje e prostitutave nga këto kombësi.
Nuk janë vënë re ndryshime sinjifikative të rrugëve të përdorura për të arritur në Evropë nga ato tashmë të njohura, megjithëse ndryshimet në politikat e migracionit kushtëzojnë adaptime dhe zhvendosje fluksesh.
Rrugët tradicionale të hyrjes në territorin evropian më të përdorura mbeten ato afrikane, që kalojnë nga Briri i Afrikës e përmes Sudanit e Çadit arrijnë në Libi, për të kaluar më pas në brigjet e vendeve evropiane mesdhetare; rruga e Lindjes së Mesme dhe ajo ballkanike, shfrytëzuar nga ata që vijnë nga juglindja aziatike.
Sipas pohimeve të vetë migrantëve, çmimi i rrugës shkon nga 600 në 2000 dollarë./Opinion.al