Ajo është një minoren, por kjo nuk e ka penguar që të bëhet një ndër vajzat simbol për rezistencën ndaj ushtarëve izraelitë. 17 vjeçarja Ahed Tamimi është përfshirë së bashku me kushëririn e saj 15 vjeçar në protestë, duke sulmuar me gurë dy ushtarë izraelitë.
Por nuk ka mbaruar me kaq, në shtëpinë e saj kanë mësyrë ushtarët izraelitë ditën e 19 dhjetorit duke dhunuar nënën e saj dhe duke goditur vëllain e saj në kokë.
Pas arrestimit për reagim të dhunshëm ndaj ushtarëve, duke marr shkas nga kjo gazetari Ben Caspit shkruajti në gazetën “Maariv”, se nëse do të këtë një ndëshkim për këto vajza atëherë ai duhet të kryhet gjatë natës, larg kamerave dhe dëshmitareve, duke nënkuptuar kështu përdhunimin e 17 vjeçares Tamimi. Ky artikull ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm nga aktivistë por edhe nga qytetarët e tjerë, shkruan theweekly observer.
Ndërkohë, ka disa ditë më vonë, që një faqe në internet bën thirrje për nënshkrimin e një peticioni për lirimin e 17-vjeçares, Ahmed Tammi.
Adoleshentja është bërë tashmë një simbol ndërkombëtar i luftës palestineze, duke ngjallur edhe reagimet e qeverisë izraelite.
/360grade.al/