Home KRYESORE Vdekja e Florencit, reagon Ambasada Franceze: Autopsia do tregojë pse vdiq

Vdekja e Florencit, reagon Ambasada Franceze: Autopsia do tregojë pse vdiq

Me thirrjet “Për Florencin” qindra protestues marshuan nga Piramida deri në Ambasadën Franceze në Tiranë për të kërkuar zbardhjen e vdekjes së Florenc Beqirit në një spital në Marsejë.

Menjehere, pas kësaj proteste ka ardhur edhe reagimi i ambasadës franceze e cila me një njoftim të shpërndarë për mediat, shpreh ngushëllimet për familjen e Florencit dhe shton se ngjarja është nën hetim.

“Ambasada franceze në Tiranë shpreh ngushëllimet e saj të përzemërta për familjen dhe të afërmit e Florencit, një i ri shqiptar i cili vdiq në Qendrën Spitalore Nord në Marsejë. Ambasada dëshiron të njoftojë se do të kryhet një autopsi në ditët në vijim dhe se hetimet rreth rrethanave të kësaj tragjedie do të vazhdojnë”, thuhet ne njoftimin e Ambasadës Franceze.

Share: