Ndërsa 7 vjet më parë, kur ishte në opozitë, Rama argumentonte se faji është vetëm i qeverisë dhe se, nëse qeveria është në punë nuk mund të ketë përmbytje, kjo gjë është përsëritur disa herë gjatë qeverisjes së tij.
I ndodhur përballë një situate të tillë, në vitin e dytë të qeverisjes, Rama ia vuri fajin problemeve të deriatëhershme, duke premtuar se këto probleme do të zgjidhen. Gjatë një takimi me banorë të përmbytur të Urës Vajgurore, Rama tha se do të bëjë një nivestim sa nuk është investuar për 20 vjet, që kjo situatë të mos përsëritet më. Sipas tij, përmbytje nuk do të ketë më.
Por këto investime nuk u bënë kurrë, ndërsa po ashtu, nuk u mbajtën kurrë as premtimet për dëmshpërblimet e banorëve. Sapo situata emergjente kalon, problemi harrohet plotësisht.