Reshjet që kanë rënë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe gjatë orëve të natës kanë përmbytur pothuajse të gjithë qytetin e Gjirokastrës.
Në pamjet e denoncuara nga qytetarët pranë redaksisë së tvklan.al shihen rrugët e mbuluara nga uji. Banorët thonë se akset janë pothuajse të pakalueshme për shkak të nivelit të lartë.
Autoritetet thonë se kalohet me vështirësi aksi drejt Tepelenës për shkak të rritjes së nivelit të ujit në liqenin e Viroit. Zyrtarët lokalë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga banesat deri në normalizimin e situatës.Tv Klan