Home KRYESORE Vijojnë protestat për Florencin, komuniteti egjiptian në Shkodër kërkon shkarkimin e ambasadorit

Vijojnë protestat për Florencin, komuniteti egjiptian në Shkodër kërkon shkarkimin e ambasadorit

Protestat për vdekjen e mistershme të Florenc Beqiraj në Francë vijojnë edhe sot. Komuniteti egjiptian në Shkodër ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit shqiptar në Francë. Shokët dhe të afërmit e 23-vjeçarit i janë bashkuar kësaj proteste duke kërkuar drejtësi dhe zbardhje të plotë të ngjarjes.

Ambasadori shqiptar në Paris, Dritan Tola në një deklaratë për “News 24” u shpreh se në trupin e 23-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, duke ju referuar njoftimit të policisë franceze. Ditën e djeshme në Tiranë janë zhvilluar protesta te Piramida dhe Ambasada franceze.

Gjatë protestës në Shkodër, është djegur edhe flamuri francez./Opinion.al

Share: