Home I pakategorizuar Xhaçka: Falenderoj Bashën, ndërsa replika me fjalamanin (Berisha) s’ia vlen

Xhaçka: Falenderoj Bashën, ndërsa replika me fjalamanin (Berisha) s’ia vlen

Nga Olta Xhaçka

Nuk e mora fjalën për të replikuar me kolegët lidhur me emergjencen që sapo kemi kaluar me sukses në përballjen e një situate reshjesh e prurjesh ujore, shumë më kercënuese sesa ajo e vitit 2015! Nëse kolegët e kanë të vështirë të mos bëjnë politikë edhe me motin e tërbuar, unë e kam të vështirë të mos e nënvizoj edhe këtu, sot, se sa mirë jam ndjerë kur zoti Basha iu përgjigj pozitivisht kërkeses sime për ta mbyllur seancën e parlamentit para kohe e për të na dhëne mundësi të jemi në terren, qysh në minutën e parë të krizës së sapokaluar.

Edhe njëherë faleminderit zoti kryetar i opozites, për atë moment arsyetimi racional dhe po ashtu, edhe njëherë faleminderit që ju vetë, personalisht, po edhe plot deputetë të partisë suaj, e latë mënjanë politikën në 72 orët e fundit dhe betë sa mundët për të lehtësuar motin e keq të debatit politik në funksion të lehtësimit të përpjekjes sonë për të lehtësuar vështirësitë e jashtëzakonshme të krijuara nga moti i keq në disa zona të vendit. Prandaj edhe nuk mendoj se do i’a vlente replika këtu, qoftë me parafolësit apo qoftë edhe me ndonjë fjalaman legjendar të kthyer në dixhital, që nuk na pengoi dot të bëjmë punën tonë po nuk i bëre dot asnjë nder opozites së vendit.

E thotë shpesh kryeministri, po edhe më shpesh e thonë qytetarët: Habi e madhe kur kush e kishte pushtetin deri dje flet sot sikur deri dje ishte në hënë! Ndërkohe që unë sot, as për replikë e as për krekosje gjithashtu, dua të them këtu meqë u fol për përmbytjet se:

Së pari, ne ia dolëm të bejmë më të mirën e mundshme këtë herë, sepse dy vjet me radhë pas përmbytjes së 2015-ës, kemi investuar e jemi organizuar shumë më mirë për këtë ditë.

Vazhdojmë të jemi maksimalisht të angazhuar me të gjitha strukturat përgjegjëse në të gjitha qarqet e prekura. Kanë vazhduar operacionet e kërkim shpëtimit dhe ato të evakuimit në qarqet e Fierit dhe të Vlorës. Operacionet e ndihmës dhe mbështetjes për qytetarët e prekur nga përmbytjet nuk janë ndërprerë për asnjë moment. Kemi vazhduar pastrimin e zonave dhe shtëpive me aq sa na lejojnë kushtet atmosferike.

Ministria e Mbrojtjes ka ngritur Qendrën e Pritjes dhe Administrimit të Ndihmave si dhe ka nisur administrimi I ndihmave të para të ardhura nga fqinj

Së dyti, kemi evakuuar 598 familje në gjithë Shqipërinë si dhe kemi shpëtuar 1552 persona. Akset rrugore i kemi mbajtur të lira, e megjithëse kemi gati 65 ura të dëmtuara, po punojmë që qarkullimi I njerëzve dhe materialeve jetësore të vazhdojë normalisht. Po shtrojmë ura ushtarake “Bailey” dhe sapo jam kthyer nga Darzeza, ku bëmë të mundur që atë komunitet ta rilidhim me jetën normale.

Së treti, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri 2917 njerëz e 539 mjete që janë në gatishmëri prej 5 ditësh. Ne kemi nisur bërjen e një vlerësimi të detajuar, për të gjithë situatën, si dhe për të përcaktuar investimet që duhen ndërmarrë. Në mënyrë që situate të ngjashme të shkaktojnë minimumin e dëmeve. Forcat e Armatosura po festojnë 105 vjetorin plotësisht të angazhuar, mes ujit, baltës të ftohtit e shiut. Respekt pa fund atyre grave e burrave në unirfomë.

Dhe se fundmi, po ju’a them sot dhe mbajeni mend mire:

Kur të ndodhë përsëri në të ardhmen që moti të vijë me kërcënimin për ta gjunjëzuar përsëri Shqipërinë siç ka ndodhur në të shkuarën, do të na gjejë edhe më të fortë, edhe më të përgatitur, edhe më të organizuar se këtë herë.

Sepse ne nuk do t’u kthejmë kurrizin plagëve të hapura, po do të vazhdojmë përdite t’i kurojmë me dashuri për vendin, me përkushtim për detyrën dhe me vetëdijen se vetëm në mund ta bëjmë Shqipërinë që duam!

Kur them ne, kam parasysh ne, shumicën e sotme, por patjetër që nëse opozita e sotme do të bëhej pjesë e NE-së kur vjen fjala për Shqipërine e për të ardhmen e saj, Shqipëria që duam do te bëhej edhe më shpejt një realitet i merituar për të gjithë shqiptarët.

Sidoqoftë, me ju apo pa ju, ne po bëjmë e do të bëjme për këtë vend atë që ju as e bëtë e as e bëni dot.

Share: