Home KRYESORE 11:56 pm… Nga Haruki Murakami

11:56 pm… Nga Haruki Murakami

Përktheu  Elona Caslli

Një kryeqytet shtrihet poshtë syve tanë.
E shohim me sytë e një zogu nate që fluturon lart në qiell.
Në fushën tonë pamore pa kufij, duket si një kafshe gjigande, ose si një aglomerat i turbullt me shumë organe që shtrëngohen fort pas njëri-tjetrit.
Një pafundësi arteriesh shtrihen deri në skajet e një trupi të pakuptueshëm, bëjnë qarkullimin e gjakut dhe ripërtërijnë vazhdimisht qelizat.
Përcjellin informacione të reja dhe mbledhin të informacione të vjetra.
Përcjellin nevoja të reja dhe mbledhin nevoja të vjetra.
Sjellin kundërshti të reja dhe mbledhin kundërshti  të vjetra.
Në ritmin e këtyre rrahjeve, trupi ndizet në shumë pika, përndizet, përthyhet.
Mesnata është afër, metabolizmi bazë, ai që shërben për mbajtur gjallë organizmin, sapo ka kaluar pikën kulmore të aktivitetit, por megjithatë vazhdon të veprojë me të njëjtën forcë.
Një rënkim, që i bën shoqëri këtij sfondi, ngrihet nga qyteti.
Një rënkim monoton, pa ulje dhe ngritje, por i mbushur plot me parandjenja.

 

Share: