Home KRYESORE Altin Hazizaj nuk deklaroi dënimin për shpifje!?

Altin Hazizaj nuk deklaroi dënimin për shpifje!?

Altin Hazizaj drejtor i një shoqate për fëmijë e quajtur CRCA është zgjedhur si kandidat për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Emri i tij është kontestuar nga PD, por sot dalin fakte të reja.

Njësia e Dekriminalizimit në Prokurori ka konstatuar se ai ka gënjyer në formularin e vetëdeklarimin pasi ka thënë se nuk ka qenë i dënuar, por në fakt ka rezultuar se Hazizaj është dënuar me gjobë për shpifje afro 20 vite më parë. Po kështu edhe një herë tjetër për kundërshtim të urdhërave të policisë.

Prokuroria i sygjeron Kuvendit të Shqipërisë të mos bëjë pjesë të funksioneve publike z.Hazizaj pikërisht për shkak se nuk ka plotësuar me korrektese formularin e vetedeklarimit. Por, edhe pse ky dokument i është dërguar Kuvendit që në Korrik 2017 nuk është marrë parasysh. Mazhoranca tashmë e ka zgjedhur Hazizajn dhe emri i tij do të paraqitet per votim ne seance plenare./Opinion.al

Bashkëngjitur dokumenti i firmosur nga prokuroria Rovena Gashi

ALTIN HAZIZAJ I DENUAR

Share: