Home KRYESORE ARSIMI VDIQ… Nga Mirela Cela Jorgo

ARSIMI VDIQ… Nga Mirela Cela Jorgo

Asnjehere nuk kane per te arritur kualitetin e arsimit qe ka qene para viteve 90. Lendet qe zhvilloheshin ne tetevjecare , kane qene fantastike ku zhvillohej dashuria per profesione te ndryshme si ora e punes me metal, ora e punes me dru, ora e ekonomise shtepiake .

Gjate ketyre oreve nxenesi shprehte totalisht clirim energjish. Ne klasat sportive( une kam qene ne klase volejbolli) benim tre here ne jave nga dy ore sport e stervitje. Sot femija im ne nentevjecare gjendet ne situate hallakatje me programe te aplikuara nga MASH jo ne funksion te tij por ne grabitje te sasive parash nga funksionare te Minitrise. Sot femija im nuk ka laboratore fizike apo kimie.

Nuk zhvillohen me rrethe te ndryshme te letersise apo shkences, nuk ka olimpiada ku te stimuloje nxenes te talentuar. Vendosja e nje minutazhi prej 90 minutash vetem per nje lende pikerisht ne mes te nje viti shkollor dhe aq me teper per nxenesit e klases se 9 ku jane para provimeve te minimatures , do te sillte nje shtim hallakatje tek ta dhe lodhje ne perqendrimit.

Sot zhvillohen disa lende qe nuk kane asnje lloj efektivitetil. Ne oret e vizatimit e te muzikes ka shume mesues qe nuk munden te japin cilesi dhe te zhvillojne aftesite krijuese tek femijet. Mungojne zhvillimi i konkurseve dhe publiciteti i krijimeve ne keto lende. Ne oren e letersise nxenesi duhet te bleje cdo liber per recension te pakten nje here ne jave.

Kjo behet thjesht per biznes. Nxënësi gjithnjë e më shumë po heq dorë nga libri, informacioni shtesë dhe konsulta me materialet e bibliotekës duke i zëvendësuar ata me internetin. Këtu nxënësit marrin informacion i cili nuk është shkencor, zyrtar, akademik por thjeshtë mendime të servirura nga vëzhgues të ndryshëm.

Nevojë për përmirësime të mëtejshme kanë një pjesë e teksteve por kryesisht Historia e cila ka ende probleme pasi nuk ka mundur t’i shkojë deri në fund zbardhjes së shumë pikëpyetjeve dhe ngjarjeve. Një pjesë nga mungesa akteve shkresore, të tjerat nga presioni që ushtrohet. Edhe Letërsia ka problemet e saj me figurat e disidencës. Ata janë rehabilituar por nuk u është dhënë hapësira e plotë dhe nuk ka qëndrime për periudhën që i ka rebeluar. Të këtij “halli” janë edhe disiplina të tjera. Tekstet mësimore jo gjithnjë kalojnë në duart e specialistëve të mirëfilltë. Për pasojë njohuritë vinë të cunguara.

Një vit më parë u aplikua vënia në qarkullim e teksteve me autorë të huaj të cilët vinin të përkthyer. Kështu p.sh ndodhi me Shkencën e Tokës 10, apo Fizikën. Praktika e hartimit të tyre nuk puqej me programet e arsimit shqiptar, kështu që u lanë mënjanë duke mos u përfshirë në vitin pasardhës. Mësuesit e lëndës Kimi 8 thonë se nuk mund të përmbushen kërkesat e tekstit me 1 orë në javë por duhen dy orë të tilla. Lënda Shërbim komunitar në pamundësi për të lidhur kontrata e marrëveshje ka bërë që nxënësi të kujdeset vetëm për higjienën e shkollës, mjedisin e jashtëm. Guida turistike programohet me një orë dhe nuk grupohet në disa shkolla. Kjo bën që nxënësi të mos mund të shohë në terren shumë nga temat e programuara. Mungesa e videoprojektorëve e bën deri diku të parakohshme këtë lëndë e cila zhvillohet deri diku formalisht.

Në Edukimin Fizik ndiet nevoja e ngutshme për bazë materiale dhe terrene. Nuk ka asnje aktivitet sportiv si psh ndeshje sportive midis shkollave apo klasave. Shkolla ka humbur perfundimisht funksionin e saj dhe mesuesit te pamotivuar. Duhet urgjent te aplikohet nje ligj per ndalimin e marrjes se aparateve celular ne shkolle, pasi femijet jane te varur nga teknologjia.

Duhet te zhvillohen me shume eskursione neper qytet e Shqiperise apo vende historike. Duhet ushqyer dashuri per vendin. Kete nuk mund ta bejne funksionare te Ministrise qe kane qellim lartesimin e figures se kryeministrit me figura madheshtore si Skenderbeu. THJESHT ARSIMI VDIQ.

Share: