Sot qeveria Shqiptare bëri me dije publikun se do të ngrijë dëmshpërblimet e ish te dënuarve politikë që ligji ju adreson trashëgimtarëve të tyre.
Me këtë vendim qeveria dënon me “Dënim Kapital”mbas vdekjes ish të përndjekurit politikë dhe gjatë jetës pasardhësit e tyre genetikë.
Baballarët ju morën jetën,bijtë kapitalin.
Ky veprim tinzar tregon intolerancën e burrecërisë qeveritare përballë peshës që krijon hija e sakrificës për liri e njerzve më vyrtuozë të kombit tonë.
Dëmshpërblimi i tyre nuk është lëmoshë apo asistencë sociale për njerëz të paintegruar në tregun e punës,por një medalje vlere për lirinë,për më të shenjtën gjë,që karakterizon modelin e sistemit demokratik.
Këtë shpërblim gati thjesht në kufijtë moralë,shoqëria shqiptare jua ka borxh ish të përndjekurve politikë në emër të premisave që krijuan me sakrificat e tyre ,për një jetë dhe të ardhme më të mirë.
Ky akt i rëndë i Qeverisë Shqiptare nuk lidhet thjesht me dëmshpërblimin simbolik të vuajtjeve të tyre,por me mëndësinë staliniste të rigjallëruar, që zotëron zhvillimin e sotëm të vendit në formën e pengut dhe rrezikon të nesërmen,si të ardhmen e fëmijve tanë.