Home KRYESORE Basha: Pakti me Ramën shmangu luftën civile. Ka te drejte?

Basha: Pakti me Ramën shmangu luftën civile. Ka te drejte?

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh dje në emisionin “Opinion” se marrëveshja e 18 majit me kryeministrin Edi Rama u bë për të shmangur luftën civile.

“Unë në maj bëra diçka që shmangu luftën civile. Siç bëra dy vjet përpara kur nuk kishte ligj dekriminalizimi dhe tërhoqa kandidatin tim vetëm sepse kisha vendosur një standard. Ky nuk i tërhoqi edhe pse i tha SHBA, dhe i ka akoma. Njërin e ka kryetar bashkie. Unë me Ramën nuk përputhemi”, – tha Basha.

Ne fakt, deri tani nga keto vendime politike te bashes ka perfituar pushtet vetem Edi Rama qe eshte sot kryeministri i gjithe-pushtetshëm dhe duket se demet jane te ngjashme me “nje lufte civile” si ajo qe mendon Lulzim Basha.

Shqiptaret rreshtohen ne Europe per strehim politik dhe ekonomik, direkt pas sirianeve te cilet vijne nga nje konflikt i hapur me mbi 500.000 viktima. Basha ka proven e madhe, do ja dale te binde me politike-berje dhe program qeverises njerezit dhe te munde Edi Ramen?

Neser ka nje test. le ta shohim…

Share: