Home KRYESORE Berisha: Akt terrorist në Shkodër! Goditi banda e partisë

Berisha: Akt terrorist në Shkodër! Goditi banda e partisë

Sali Berisha ka reaguar pas një shpërthimi të fuqishëm sot në Shkodër. Ai shkruan se krimi goditi ashpër dhe pas tij është banda e partisë në pushtet.

Ai ironizon operacionin e Xhafës “Forca e Ligjit” me shprehjen “Forca e Krimit”

“Operacioni “Forca e Krimit” godet fuqishem! Bandat e partise vendosin eksploziv ne Shkoder, 7 te plagosur. Pas Elbasanit dhe Fushe Krujes, sot radhen e goditjes kriminale e kishte Shkodra. Ne kuadrin e operacionit “Forca e Krimit” bandat e partise godasin fuqishem. Proteste dhe vetem proteste duhet te jete pergjigja jone!”, shkruan Berisha në facebook.

Shpërthimi ndodhi sot rreth orës 10:30 në lagjen Rus të Shkodrës në një zonë tergtare. Nga të dhënat e para thuhet se objektiv ka qenë Lulzim Kulla, person me precedente penal që kishte dyqanet në zonën ku ndodhi shpërthimi. 7 persona kanë mbetur të plagosur, ku 4 janë në gjendje të rëndë.

Share: