Mimoza Hafizi një nga kundërshtarët e Ben Blushit në partinë LIBRA, ka reaguar sot duke treguar pakënaqësitë që ka më kryetarin e kësaj partie Ben Blushi.
Ajo ka treguar se në parti ka një përçarje dhe sipas saj kjo ka ndodhur pasi Ben Blushi ka dashur që të uzurpojë partinë. Hafizi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për situatën brenda kësaj force politike ku kërkon mbledhjen e Bërthamës për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të marrë vendimet e duhura.
“Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.
Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017”,
shkruan ndër të tjera Hafizi ne faqen e saj ne Facebook.
Nderkohe Perqasje.com ka botuar edhe iniciativa te tjera brenda LIBRA te cilat synonin gjallerimin e kesaj partie politike dhe analizen e humbjes ne zgjedhjet e fundit politike