Në tabloidin “The Sun”, në rubrikën e psikologes së njohur Deidre ka ardhur një histori ndryshe nga të tjerat. Një grua 46-vjeçare kërkon dëshpërimisht këshilla pasi sapo ka zbuluar që bashkëshorti me të cilin kishte 25 vite martesë është një tranvestit. Ata kanë dy fëmijë të rritur, dhe djali i tyre është në prag fejese. Ja çfarë shkruan 46-vjeçarja për “The Sun”.
“Unë jam 46-vjeç dhe ai është 51. Kemi gati 25 vite të martuar dhe po planifikonim të festonim këtë përvjetor të madh të martesës. Ishim në një restorant duke ngrënë një darkë romantike për ditëlindjen e tij, dhe ai më tha që dëshironte të flisnim kur të shkonim në shtëpi. Po prisja të më thoshte se do më linte pasi prej 2 vitesh nuk ishim më një çift si më parë. U trondita pafund kur ai më tha se një vit më parë e kishte kuptuar se ishte një tranvestit. Por kjo nuk është më e keqja.
Djali jonë do të organizojë festën e fejesës pas disa javësh dhe kemi vendosur të sillemi normalisht deri në përfundim të saj. Që prej asaj dite nuk e kemi diskutuar më këtë çështje. Vajza jonë ndërkohë është në dijeni. Një ditë ajo kërkoi të përdorte kompjuterin e bashkëshortit ti pasi kishte probleme me të sajin. Po kërkonte një prenotim hoteli që kishte bërë, dhe burri i tha se mund ta gjente në search. Kur u fut në search ajo vuri re se babai i saj kishte kërkuar prej kohësh faqe për tranvestitë dhe u shokua. Kjo gjë i theu zemrën vajzës dhe doli duke qarë nga dhoma.
Më vonë burri im i shpjegoi asaj situatën dhe fatmirësisht ajo e pranoi. Djali vazhdon ende të mos dijë asgjë. Që prej lajmit bombastik bashkëshorti i është vendosur në dhomë më vete. Një ditë shkova të pastroja dhe u trondita kur pash rroba femrash të varura në dollap. Ai kishte gjithashtu kuti e paruke dhe bizhuteri poshtë krevatit të futura nëpër kuti. Të premten e kaluar ai doli në lokal si zakonisht dhe në mëngjes ai dukej disi i lodhur. Ajo që më tronditi ishte kur i pash fytyrën dhe në të ndodhej make up –i të cilin nuk e kishte hequr mirë. Që prej atij momenti po mendoj ti them që të largohet pasi nuk mundem të duroj më kështu. “ – shprehet ajo./opinion.al