Home KRYESORE Burri vret gruan dhe më pas veten 3 ditë pasi kishin festuar...

Burri vret gruan dhe më pas veten 3 ditë pasi kishin festuar 5-vjetorin e…

Një 45-vjeçar nga Pensilvania ka qelluar me armë për vdekje bashkëshorten e tij 42-vjeçare, dhe më pas ka vrarë veten. Matthew Eberhardt, ka qelluar bashkëshorten e tij Kristen në shtëpi, mëngjesin e së martës, raportojnë mediat amerikane.

Çifti jetonte prej 8 vitesh dhe fryt i këtij raporti ishin dy fëmijë vajza 5-vjeçare dhe një djalë 1-vjeç të cilët i kanë kaluar për kujdestari familjarëve të tjerë.

Mësohet se fëmijet janë gjendur brenda në shtëpi në momentet kur ndodhi ngjarja e rëndë për të cilën fqinjët e kishin të vështirë ta besonin. Ata janë shprehur se çifti nuk ka shfaqur probleme dhe se dukeshin mjaft të lumtur së bashku.

Vetë 3 ditë më parë ata kishin festuar edhe 5-vjetorin e vajzës së tyre të madhe. Edhe në postimet e fundit të gruas në “Facebook” ata shfaqen si një familje e lumtur, pranë pemës së Krishtlindjeve, gjë e cila e bën edhe më të vështirë zbardhjen e shkaqeve. Nga ana tjetër policia po heto të gjitha pistat e mundshme.

Share: