Home KRYESORE Dokumenti/ Makina me dy emra: Ministri i Brendshëm dhe trafikanti i drogës

Dokumenti/ Makina me dy emra: Ministri i Brendshëm dhe trafikanti i drogës

Partia Demokratike i kthehet fuqishëm çështjes “Tahiri” duke nxjerr fakte të reja të implikimit të tij në trafikun e drogës dhe lidhjen që ka patur me bandën “Habilaj”. Përmes një dokumenti që dorëzoi në prokurori, faktohet se Audi i famshëm “003” që Tahiri ua shiti Habilajve mbahej me dy emra. Këtë e verteton polica ndërkombëtare e sigurisë.

Polica është e periudhes prill 2015- prill 2016, që përfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges. Polica e sigurisë (shih dokumentin) mban emrat Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj.

“Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit. Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges”, deklaroi sot deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj që dorëzoi dokumentin në prokurori.

“PD inkurajon Prokurorine e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me perparesi dhe te sjelle ne Kuvend kerkesen per arrestimin e Saimir Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkeperdorues i makines se droges me banden e Habiljave”, tha ai.

Share: