Home KRYESORE “A është feja e shqiptarit shqiptaria?” Nga Ilir Demalia

“A është feja e shqiptarit shqiptaria?” Nga Ilir Demalia

Dëgjova sot me vëmëndje emisionin “360 grade” të zotit Artur Zheji, me temën, “A është feja e shqiptarit shqiptaria?”

Nga të gjithë të ftuarit në emision, arrita në përfundimin, se sëpaku, ata të ftuar aty, sidomos dyshja Jazenxhiu-Myftari, jo që nuk kanë as fe e as atdhe, as kulturën më elementare të komunikimit, por të dy në extremet e tyre të qëlimëshme, dëmtojnë rëndë, ose më saktë, nxisin një konflikt fetar që po shpërtheu do të jetë me pasoja të rënda deri në zhbërje të nocionit shqiptar.

Zheji, bëri shumë mire që e la emisionin të rrjedhë në atë mënyrë ku; të ftuarit me të vjellat e tyre u parqitën se kush janë, kë përfaqsojnë dhe çfarë qëllimesh kanë në shërbim të atyre që punojnë.

Jazenxhiu në një moment nga fundi emisionit tha: Fishta ka qenë pro Hitlerit dhe anti-semit

Nuk po zgjatem të diskutoj këtu figurën më të madhe kombëtare At Fishtën, se ata që nuk e kanë mësuar dhe nuk e kanë pranuar si të tillë deri më sot nuk mund ta mësojnë më.

Jazenxhiu, nuk ka si ta kuptoj e ta di Fishtën. Fakti që thotë se ka qenë pro-Hitlerit dhe antisemit, tregon së çnjohje ka për të. I pari që po “zbulon këtë fakt “ është Jazenxiu, I cili tregon se ky njeri, jo vëtëm që nuk e ka lexuar Fishtën, por edhe nuk mund ta lexoj. Fishta, na dhuroj alfabetin latin dhe jo harfet turke apo ciriliket. Fishta, nuk ka pasur si ti shërbej nazizmit se ka qenë në varr që në dhjetor të 1940, ndersa nazizmi erdhi në Shqipëri në shtator 1943.Ty dhe takëmin tënd Fishta I përmbledh ne dy reshta!

Ju turkomanë,
Që doni me hanger me dy gërmaza
E masndej turku ju pështyn por si gëlbaza.

Këtoj soj qëndrimesh janë të mirëstuduiara dhe me një strategji afat-gjate që në momentin e caktuar ti hidhet benzina zjarrit.

Shqipëria është formuar si shtet si rezultat I interesave dhe balancave të fuqive të medha dhe vazhdon të ekzistoj si rezultat I ruajtjes së këtyre balancave dhe interesave..

Falë Zotit, ashtu si në 1918 me presidentin Willson, edhe sot është interesi Amerikan në Ballkan ai që çliroj Kosovën me Presidentin Clinton, dhe e njohu pavarsinë e saj me Presidentin Bush.

Pavarsisht tupanave që I bien “çlirimtarët” e Kosovës, duhet të themi të vërtetën se: po mos ishte ndërhyrja Amerikës në Kosovë, për çlirimtarët” që ngjasojnë gjithmonë e më shumë me ardhjen e komunistëve ne 1944, Kosova sot, jo vetëm nuk do të kishte shtet, por shqiptarët e Kosovës do të ishin minorancë në Kosovë.

Fqinjët tanë dhe PORTA E LARTE SULLTANORE e Erdoganit, Portë e cila historikisht ka bërë marrveshje me serbët për çfarosjen e shqiptarëve me aleatin e saj Rusinë, po mundohen të destabilizojnë Ballkanin nëpërmjet një konflikti fetar në Shqipëri ku temperatura po rritet .

Kemi një përplasje Lindje-Perendim, tashmë shqiponja me dy koka që shikon nga Lindja dhe Perendimi po shikon kërcënueshëm vetveten në temperaturat në rritje të përplasjes fetare në Shqipëri, ku pavarsisht se ne e quajmë një bashkëjetese paqësore ajo është shumë e predispozuar për tu përdorur sot si konflikt si pasojë e qeverisjeve korrupte dhe kriminale në Shqipëri dhe Kosove.

Shqiptari në vetvete nuk ka as kulturë fetare dhe historia ka treguar që nuk është fetar dhe as ka si rrjedhim bindje fetare. Shqiptari manipulohet dhe përdorohet me idelogjitë fetare apo sunduese ideologjike politike për përfitim dhe dalje nga gjendja permanente miserable shterore , ku shtetin e kanë pare si armik gjatë gjithë historisë dhe janë gati të bëhen me këdo dhe kurdo jo për bindje por për përfitim. Një lloj mercenarizmi apo më saktë mercenarizëm.

Faktin që feja tij është kthyer sipas sunduesit apo shtetit, pra nga katolik e orthodox, 70% e shqiptarëve gjatë sundimit turk u bënë musliman. Me ndalimin e feve ne 1967 lanë kishat e xhamiat dhe ju turrën komiteteve të partis dhe degave të brëndëshme.

Pra shqiptari për fe ka barkun e për atdhe ka arin

1. Nuk është rastësi dhënia e nënshtetsisë shqiptare kryepeshkopit Janollatus dhe vënia e flamurit turk në Mirditë. Të dyja janë provokim dhe testim në mendimin tim.

2 Fajtor në provokime të tilla është shteti që lejon këto provokime dhe bëhet pjesmarrës si një shtet I korruptuar që bindet vasalisht sulltanatit të tyre apo kryepeshkopatëve në funksion të pushtetit personal, por aspak ndërtimit shtetit funksional të së drejtës.

3 Nuk është rastësi ngritja e varrezave greke në territoret shqiptare nga shteti grek. Ata (grekët) nuk kishin ardhur Shqipëri për të ndihmuar shqiptarët, por për të vrarë shqiptarët. Imagjinoni një familje që të mbajë në shtëpi fotografinë apo bustin e vrasësit të familjarit! Shtetar shqipëtar! A do ta bënit ju këtë gjë në familjet tuaja? Përse ja bëni Shqipërisë dhe shqiptarëve?

4 Nuk është rastësi që një prift orthodox serb vjen në Shkodër dhe deklaron në mjedis Shkodrës se Kosova është Serbi. Nuk ka asnjë reagim as nga pushtetarët lokal as nga poture kryeministri apo presidenti. Por as nga liderët e opozitës që rrinë në pritje si falkojtë për të ardhur në pushtet për të bërë të njëjtën gjë që kanë bërë dje e që po bëjnë këta sot, korrupsion, vjedhje pasurisë publike, kontrabande, kriminalitet. Dje Salinjasi na hiqej paqsor neë problemin fetar për mos prekur jo fenë, por votuesit fetar për të ardhur në pushtet. Ky paqësor nuk përton te bëjë thirrje për dhunë dhe të ndezë flakadanë në Kaush Burgun Parlament për të ndarë plaçkën e vjedhur.

5. Vasalizmi shtetit shqiptar u duk dhe dje në deklaratat e shtetarëve dhe politikanëve shqiptar për vrasjen e Oliver Ivanavoiç, sa gati dukej sikur shqiptarët ishin fajtorë dhe vrasës të Ivanoviç?!!
1.Ivanoviç është vrarë në teritor të kontrolluar nga serbët.
2. Nuk dihen ende motivet e vrasjes.
3. Nuk dihen autorët e vrasjes.

Mund të jetë vrarë për motive influencash të zonave të kontrabades si dhe flitet! Një variant I tillë ka ndodhur dhe tek ne, e ne I bëjmë dëshmorë të atdheut. Mund të jetë vrarë dhe nga nacionalistët serb për të gjetur shkak për provokuar trazira në Mitrovicë dhe Kosovë që lidhen me ato që thamë më lart.

Përse presidenti, kryeministri, ministri jashtëm, shefi opozitës, kryetarët e parti karrocave duhej të ngriheshin në kor dhe të deklaroheshin gati si bashkëfajtorë në vrasjen e Ivanoviç?!!

Në qoftë së një ngjarje e tillë do ndodhte në Shqipëri, a do të çohej I gjithë shteti serb si shtetarët tanë?

Personalisht jam kundër çdo lloj vrasje.
Personalisht jam për madhënie të mira dhe shumë të mira më së pari me fqinjët e pastaj me Europën dhe Amerikën. Fqinjët tanë nuk largohen nga territoret e tyre, dhe ne nuk largohemi, por mund të na largojnë dhe të na rrudhin ashtu siç kanë bërë në shekuj. Rrudhjen tonë ne e quajmë cilësi të lartë dhe paqësorë në një kohë që është paaftësi.

E këndojmë këtë dobësi si trimëri dhe burrëri pa kuptuar sa qesharak bëhemi!

Moj Serbi moj kurvë e vjetër
Mbi Kosovë ti çka lyp tjetër

Mardhënie të mira, po!

Por mardhënie reciproriteti dhe jo vasaliteti siç kemi bërë dhe vazhdojmê të bëjmë me fqinjët tanë që luajnë me ne si me ariun e cirkut Tahir Baçovës. Jo kjo nuk është mardhënie fqinjësie.

Kur Pashiçi u kthye nga Konferenca e Londrës në 1913, në mbërritjen e tij në parlamentin e Serbisë, u prit me protesta se lejoj krijimin e shtetit shqiptar. Pashiqi ju drejtua parlamentarëvë serb:

Mos u mërzitni zotëri, Shqipërinë do ta prishin vetë shqiptarët.

A do ta përbushin shqiptarët këtë devizë të Pashqit, apo do të përmbysin Pashiqin brenda shqiptarëvë?!!

Më shumë se të rrinë e të ankojnë fqinjët, shqiptarët të ankojnë veten për shërbimet që I bëjnë fqinjëve në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve.

Share: