Gazetarja Anduena Llabani, duke folur në 360grade të Artur Zhejit ne Ora News ka lëshuar një deklaratë bombë për ish- drejtorin e Përegjithshëm të policisë së Shtetit, Haki Çako.
Çako është shkarkuar dhe është nën hetim dhe këtë e kanë kërkuar italianët për cështjen e radarëve, e cila është thembra e Akilit, tha Llabani.
“Italianët kanë dhënë të parët alarmin për skafet me drogë dhe fikjen e radarëve. Çako ka përgjegjësi për nga hierarkia në Policinë e Shtetit, tha Llabani. 360grade.al