Home KRYESORE Ivanoviçin e vranë shqiptarët? Ja çfarë thotë Presidenti i Serbisë

Ivanoviçin e vranë shqiptarët? Ja çfarë thotë Presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shfaq sot i acaruar duke shkëmbyer replika me gazetarët, në konferencën për media lidhur me vrasjen e politikanit serb Ivanoviç.

Vuçiç këmbënguli se vrasësi nuk është serb, kësisoj ai u pyet nga një gazetare nëse po nënkupton se vrasësi është shqiptar. Vuçiç u kundërpërgjigj menjëherë duke thënë se nuk e nënkupton këtë gjë.

“Nuk po e them edhe pse vrasësit e kishin lënë makinën e djegur në jug të Mitrovicës, për të lënë gjurmë sikur ata janë shqiptarë, por mund të them që nëse nuk e zbulojnë ata që duhet ta zbulojnë, do ta zbulojmë ne”, u shpreh ai./360grade.al/

Share: