Policët pritet ti nënshtrohen Vettingut gjatë vitit 2018. Kështu të paktën ka deklaruar ministri Xhafa i cili thotë se ligji është në fazën e konsultimeve. Sakaq mësohet se të parët që do kalojnë në sitë për sa i përket pasurisë dhe integritetit të figurës janë 300 oficerë me grada të larta, duke nisur nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Kështu do të kontrollohen të gjitha pasuritë e drejtuesve të policisë në në gjithë vendin.
Ky proces pritet të zhvillohet me tre faza, kontrolli i efektivëve me grada të larta, ata me grada të mesme dhe në fund efektivët e nivelit zbatues. Referuar deklarimeve të zbardhura nga Open Data, në Money&Poëer (One Stop Integrate Data Source) bëhen publike të dhënat për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara nga funksionarë të lartë publik.
Të dhënat janë sipas deklarimeve zyrtare të një viti të caktuar apo deklarim fillestar përpara marrjes së detyrës. Veç subjektit në deklarim përfshihen edhe persona të tjerë pjesëtarë të familjes me detyrim ligjor për të deklaruar.
Të dhënat pë secilin nga drejtuesit e lartë të policisë:
Haki Çako
Haki Çako aktualisht Drejtor i Policisë së Shtetit, në vitin 2016 rezulton se ka të ardhura nga paga si Drejtor i Policisë së Shtetit 1 533 692 lekë.
Bashkëshortja Alketa Çako rezulton të ketë të ardhura nga paga në Autoritetin Shëndetësor Rajonal dhe në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, shumën 630 201 lekë.
Ndërkohë sipas të ardhurave nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë, paraqitet ndryshim Pasurie përmes Zgjidhjes së Kontratës Noteriale me objekt pronotim apartamenti në Durrës dhe kthim i të drejtave dhe detyrimeve në gjendje fillestare. Vlera e detyrimit të kthyer 32 773 euro. Ky ndryshim pasuror krijon gjendje cash prej 30 000 euro; Ndryshim Pasurie nga Shitje Automjeti përmes kontratës noteriale tek një person fizik. Vlera e shitjes 7 000 euro. Nga shtija krijohet gjendja cash prej 7 000 euro. Gjendje në llogari bankare të Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako, çelur për kalim pagash është shuma 738 751 lekë, si dhe gjendje cash 37 000 euro e krijuar nga efekte të kontratave noteriale të vitit, përkatësisht kontrata për zgjidhje marrëveshje pronotim apartamenti dhe kontrata shitblerje makine.
Ardi Veliu
Referuar deklarimeve të zbardhura nga Open Data, rezulton se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ka të përfshirë në deklaratë bashkëshorten Matilda Veliu. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private, të deklaruara së fundmi në vitin 2016, të ardhurat nga paga dhe pagesë uniforme, në Policinë e Shtetit të Ardi Veliut, për periudhën 01.01.2016-31.12.2016, janë 1 057 081 lekë.
Ndërkohë deklarohet se bashkëshortja Matilda Veliu, të ardhura nga paga si personel akademik me kohë të plotë pranë Departamentit të Ekonomiksit në Universitetin “Ismail Qemali”, orët suplementare, honoraret si anëtare e Këshillit të Fakultetit si edhe si personel akademik në Universitetin Shtetëror të Tiranës për vitin 2016, janë 1 171 756 lekë. Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, në 31.12.2016 (depozita më parë ishte në emër të bashkëshortes, tani ka kaluar në emër të z. Veliu), rezulton të jetë 730 608 lekë. Ndërsa për bashkëshorten Veliu, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në fund të vitit 2016, kursime plus paga, është 400 000 lekë.
Gentian Shehaj
Gentian Shehaj, aktualisht Kreu i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të dhënat për pasurin e deklarimit fillestar, rezultojnë të jenë të vitit 2012. Në këtë periudhë kohore Shehaj ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një apartamenti banimi 2+1, kati i 6, me sip. 85.7 m2. Apartamenti është blerë me kursimet bashkëshortore dhe një kredi prej 26 000 eurosh, vlera 35 994 euro.
Ndërsa për gjendjen cash, ka deklaruar kursime nga puna e kryer nga viti 2008 e deri në 2012 shumën 2000 euro. E përfshirë në këto deklarime është edhe bashkëshortja e tij Iva Shehaj. Rezulton se në 17.12.2007 Shehaj ka marrë një kredi bankare për banesë, të përbashkët me bashkëshorten, në shumën totale 26000 euro dhe me afat shlyerje deri në vitin 2022, këst mujor 247 euro nga të cilat 137 euro interesa dhe 110 principali. Detyrimi financiar mbetur i pashlyer, 20 500 euro. Në vitin 2012, periudhë e cila rezultojnë deklarimet e Gentian Shehaj, ky i fundit rezulton të ketë qenë drejtor i Policisë Dibër. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtarinë publike dhe private në 2012, rezulton se të ardhura neto nga paga si punonjës policie me gradën kryekomisar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, për periudhën 01.01.2012 – 15.10.2012, kanë qenë 621 830 lekë.
Ndërkohë për bashkëshorten Iva Shehaj rezulton se të ardhura nga paga si mjeke pranë Drejtorisë së Policisë, Qarku Tiranë, për periudhën 01.01.2012 – 15.10.2012, kanë qenë 306 452 lekë. Për sa i përket të ardhurave nga babai, nga qiraja e apartamentit në pronësi të babait, në kombinatin e mishit, Yzberisht, paraqitet shuma 130000 lekë.
Alfred Çepe
Alfred Çepe, aktualisht drejtor në policinë e Durrësit, rezulton se deklarimi i fundit i pasurisë i paraqitur në open data është e vitit 2013. Për sa i përket pasurive të paluajtshme Çepe në këtë periudhë kohore është pronar me 50 % i një apartamenti me sip. 101 m2, blerë me kredi të marrë në një bankë ne nivelit të dytë dhe kursimet, vlera 48 150 euro.
Gjendja e llogarisë së tij bankare, llogari page, në një bankë të nivelit të dytë, paraqitet 20 000 lekë. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime, është 1 571.28 euro, zotëron 50 %. Ndërsa bashkëshortja, Silda Çepe, në një bankë të nivelit të dytë, kursime plus paga, në këtë periudhë kohore rezulton të ketë pasur shumën 1 000 euro, zotëron 50 %. Gjithashtu, bashkëshortja, sipas të dhënave, rezulton në një bankë tjetër të nivelit të dytë, të ketë shumën 530.68 euro. Çepe rezulton të ketë marrë kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, marrë në 20.10.2004 për blerje apartamenti, 25 000 euro, afati i shlyerjes 10 vjet, kësti mujor 380 euro.
Detyrimi financiar i pashlyer, 3 947.16 euro, si dhe kredi konsumatore në një bankë të nivelit të dytë, marrë në 15.05.2007, 1 000 000 lekë, afati i shlyerjes 7 vjet, kësti mujor 21 000 lekë. Detyrimi financiar i pashlyer, 138 743.75 lekë. Alfred Çepe sipas të dhënave të deklaruar së fundmi në vitin 2013, rezulton të jetë pronar i një autoveture tip BMË me vit prodhimi 2001, blerë në vitin 2007, vlera 500 000 lekë. Ndërsa bashkëshortja, Silda Çepe, pronare e një automjeti tip Benz A Class i 2002, blerë në vitin 2012 me kursime dhe pagën, vlera 4 500 euro. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike dhe private, për vitin 2016 rezulton se të ardhura nga paga neto si punonjës i Policisë së Shtetit, shkojnë në vlerën 1 167 543 lekë. Ndërsa të ardhura nga paga si anëtare e Bordit të Birësimeve, për bashkëshorten, shkojnë në vlerën 34 000 lekë, të ardhura nga paga si drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Brendshme, kapin vlerën 1 171 356 lekë. Gjendja e llogarisë bankare të tij në një bankë të nivelit të dytë, llogari page rezulton të jetë 419 095 lekë;
Gjendja cash si kursime së bashku me bashkëshorten, figuron 200 000 lekë.; Gjendja e llogarisë bankare të bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, rezulton e shtuar me 1 048 633 lekë; Gjendja e depozitës bankare të bashkëshortes në një bankë të nivelit të dytë, paga plus kursime, rezulton e shtuar me plus 1 444 euro. Bashkëshortja, e tij figuron për këtë periudhë kohore pronare me 16.7 % e një shtëpie dykatëshe, 110 m2 për kat në Vlorë, trashëgimi nga nëna; pronare me 7 % e një trualli në Jal, Vuno, Vlorë me sip. 5253 m2. Brenda truallit ndodhet një shtëpi. Shtuar me 2 % pjesa e trashëgimisë së lënë nga gjyshi. Pasuria është trashëguar nga nëna; Pronare me 7 % e një trualli në Vuno, Vlorë 900 m2. Brenda truallit ndodhet një shtëpi. Shtuar me 2 % pjesa e trashëgimisë së lënë nga gjyshi. Pasuria është trashëguar nga nëna. Gjithashtu Silda Çepe rezulton të ketë marrë kredi konsumatore 1 000 000 lekë me interes 6.9 %, me këst mujor 19 745 lekë, afat shlyerje 4 vjet, marrë në 21.04.2016. Shuma e shlyer, 97 751.89 lekë, detyrimi mbetur i pashlyer, 902 248.11 lekë.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, aktualisht drejtor në policinë e Shkodrës, deklarimet e pasurisë së fundmi rezultojnë të jenë të vitit 2013. Loka figuron pronar i një apartamenti banimi me sip. 55.6 m2, adresa rr. Labinoti, Tiranë, blerë në vitin 2003 me kursimet familjare ndër vite, me vlerë 1 900 000 lekë; Pronar me 1/10 i një banese në Sang të Mirditës me sip. 120 m2, trashëgimi familjare; pronar me 1/10 i një sipërfaqeje toke prej 850 m2 në Sang të Mirditës, trashëgimi familjare; pronar i një automjeti tip ‘Benz 190’, blerë në vitin 2006 me kursimet familjare, vlera 250 000 lekë; pronar i një motori ‘Jaëa’, vlera 15 000 lekë.
Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike, private të deklaruara për vitin 2016 rezulton se të ardhurat nga paga si drejtori i Rendit Publik pranë Departamentit të Sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për vitin 2016, shkojnë në vlerën 1 251 228 lekë. E përfshirë në këto deklarime është edhe bashkëshortja e tij, Jorika Loka dhe nëna Dava Loka. Të ardhurat nga paga e bashkëshortes për këtë periudhë kohore, si nëndrejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Fan.S.Noli”, për vitin 2016, shkojnë në vlerën 608 208 lekë. Ndërsa të ardhura nga pensioni të nënës, për vitin 2016, shkojnë në vlerën 112 848 lekë. Gjithashtu, në emër të Gjovalinit paraqitet gjendja e llogarisë bankare, në një bankë të nivelit të dytë, me shumën 194 200 lekë.
Albert Nushi
Referuar të dhënave të pasurisë të deklaruara së fundmi për vitin 2015, rezulton se Albert Nushi, aktualisht drejtor i policisë së Fierit është përfitues i 4000 m2 tokë në Lushnjë, përfituar sipas ligjit nr. 7051, për të cilën nuk ka marrë akoma certifikatën e pronësisë. Të përfshirë në këto deklarime janë bashkëshortja e tij, Alketa Nushi, djali Arjon Nushi dhe vajza Anisa Nushi. Bashkëshortja, Alketa Nushi figuron të jetë bashkëpronare nga viti 1998-2001 i një biznesi restorant-fast food, nga i cili janë përfituar 2 500 000 lekë që janë investuar përsëri me të njëjtin bashkëpronar për shkak të njohjes familjare, në një aktivitet me firmën “Chipstar” sh.p.k në Vlorë.
Djali, Arjon Nushi, rezulton të jetë pronar i një makine tip ‘Ford’, blerë në vitin 2013 me kursimet familjare, vlera 500 000 lekë. Sipas të dhënave për të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike, për vitin 2016 rezulton se të ardhurat nga paga si shef i Njësisë Speciale për K&M “Delta, në periudhën kohore 01.01.2016 – 31.12.2016, shkojnë në shumën 1 134 000 lekë. Të ardhurat e bashkëshortes nga trajtimi në bazë të VKM nr. 183, datë 09.02.2011 ‘Për kompensimin për privacionet dhe humbjet që i shkaktohen punonjësit të Policisë së Shtetit, për shkak të nevojave të punës dhe të shërbimit’, (pagë bashkëshorte), 01.01.2016 – 31.12.2016, shkojnë në shumën 178 300 lekë.
Të ardhura e djalit nga paga në Komisariatin e Policisë Vlorë, 01.01.2016 – 04.11.2016, shkojnë në shumën 571 844 lekë dhe të ardhurat e tij nga paga në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për periudhën kohore 04.11.2016 – 31.12.2016, kapin vlerën 106 086 lekë. Gjithashtu, djali i tij ka përfituar shumën 2200 euro nga shitja e një automjeti tip “Ford”. Albert Nushi rezulton, gjithashtu, të jetë pronar i një shtese në pallatin 1337, në katin e dytë, pranë apartamentit të prindërve, me sip. 59 m2, në lagjen “Lirimi”. Ndërsa djali i tij Arjon rezulton të jetë pronar i një automjeti tip “Mercedes Benz”, blerë me të ardhurat nga shitja e automjetit të mëparshëm dhe kursimet familjare, vlera 4 200 euro.
Gjithashtu, në të dhënat e zbardhura nga Open Data rezulton se Alberti ka marrë kredi bankare në datë në datë 11.11.2016, në një bankë të nivelit të dytë, 50 000 euro me afat shlyerje 180 muaj dhe këst kredie 356 euro, për blerjen e një apartamenti të ri. Shuma e shlyer 741.64 euro dhe detyrimi mbetur i pashlyer 49 777.65 euro.