Home KRYESORE Jam një yll… Nga Herman Hesse

Jam një yll… Nga Herman Hesse

Portrait of German-born Swiss author Hermann Hesse (1877 - 1962) as he poses on a low wall, Montagnola, Switzerland, 1961. (Photo by Fred Stein Archive/Archive Photos/Getty Images)

 

Jam një yll në kupën e qiellit
që vëzhgon dhe përçmon botën
dhe shkrihet brenda dritës së vet.

Jam deti që tërbohet natën
deti që ankohet , deti i rënduar nga viktima,
që bashkë me mëkatet e vjetra, mbledh mëkate të reja.

Kam mërguar nga bota juaj
i rritur në krenari dhe nga krenaria i tradhtuar
jam mbreti pa tokë.

Jam pasioni i heshtur,
në një shtëpi pa oxhak,
në një luftë pa shpatë,
dhe vetë forca ime
më ka bërë të sëmurë.

 

Share: