Home KRYESORE Jetomë… Nga Elona Caslli

Jetomë… Nga Elona Caslli

 

Prej kohësh të huaj ma ndjen fjalën

dhe vetëm jehonën e zërit tim dëgjon.

E huaj prekja jote pa kujtesë,

i huaj trupi im pa dritherimë.

 

Jetoma fjalën dhe kuptomë.

Jetoma zërin dhe dëgjomë.

E largët vjen aroma jote,

i zbrazur shuhet shikimi yt,

i akullt eshte shtrati ku

burgosemi ne te dy

 

Tashmë kohen time s’e ndjen

dhe vetëm ritmin tënd jeton.

E afërt mungesa jote pa mbarim,

shumë pranë jeta jonë pa zgjim.

 

Share: