Home KRYESORE Jo Top Kapi, por … Europë! Nga Kasem Seferi

Jo Top Kapi, por … Europë! Nga Kasem Seferi

Historia e Pallatit bizantin/osman Top Kapi (një histori misterioze) ku pasardhësit e pushtetit ekzekutojnë paraardhësit e pushtetit (dukuri ballkanike), më ka bërë ta shoh çdo ditë që jetoj si qytetar i kësaj “banese” të çmendur të Lindjes së Europës Perëndimore”, me një më shumë se mëdyshje.

Qytetërimet, gjithnjë, kanë pasur gjatësi dhe gjërësi gjeografike, që i përdornin si zbutës/përballues të valëve që shkaktonin lëvizjet lindje – perëndim, në paralelet e historisë së lashtë (para Krishtit), të erës së re (të kohës së Krishtit), të mesjetës së hershme dhe të vonë, deri te krijimi i shteteve komb (para dhe pas Luftës së Madhe, ose Luftës së Parë Botërore).

Në këto “boomes” të historisë, më së fundi, lindi dhe shteti (politikisht i sakatuar) shqiptar.

Rilindas, patriotë, revolucionarë të ideologjive të ndryshme (më e vrullshmja ajo komuniste), pas Luftës së Dytë Botërore, sollën në vemendje të Europës dhe Botës se ka edhe një vend dhe komb në Ballkan që frymëzon lirinë e tij vetiake.

Katolikë 100 për qind? Jo!

Ortodoksë 100 për qind? Jo!

Myslimanë 100 për qind? Jo!

Profesor Fuga, ky filozof atdhetar, aspak i fryer nga idealizmat që karakteirzojnë çdo vend dhe komb, me një analizë të thjeshtë dhe domethënëse të poems së Pashko Vasës “O moj Shqypni!, na sjell një ngacmim therës të domethënies formuluar nga unë për këtë shkrim “O, sa mirë me qenë Shqiptar!”.

Një protestë si ajo e 27 Janarit, një domethënie e pathënë pas asaj, më detyrojnë të kujtoj se … mjaft, kemi duruar “therori” për të fituar dhe mbajtur pushtet.

Dua të jem më shumë se i qartë me personalitete të shoqërisë civile që kanë kontribuar dhe qendrojnë në një nivel më të lartë, por që i barazoj me kërkesën:

Të ngrihemi ne në protestë!

Jo me qindra dhe as me mijëra!

Por me veten tonë:

■ aq sa jemi të gatshëm;
■ aq sa jemi në gjendje dhe kemi dije;
■ aq sa na përket historikisht;
■ aq sa kemi mbërritur të mësojmë dhe të bëjmë; dhe
■ …
■ aq sa meritojmë dhe na japin;

për të mos hequr dorë nga e drejta jonë kombëtare dhe ndërkombëtare.

A duhet një marrëveshje politike për këto çështje?

Natyrisht, po.

Kjo është domethënia e Protestës së 27 Janarit, jo e formuluar sipas PD – LSI – së, por sipas atyre që u shfaqën në Protestë dhe, veçanërisht, të atyre që nuk u shfaqën në Protestë.

Vullneti i një populli/qytetarëve të një vendi (dhe përtej tij ku frymëzohet shpresa për të ardhmen) e kapërcen dëshirën për pushtet duke frymëzuar atë që na mungon: strategjinë kombëtare.

Zotërinj politikanë të të gjithë ngjyrave!

Përgatituni të na shihni neve një ditë në shesh.

Pak, por jo aspak!

Ajo ditë po vjen!

Kasem Seferi

Share: