Nga Prof. Lisen Bashkurti
Negociatat Shqiptaro-Greke te koheve te fundit jane shume te rendesishme. Ato duket se synojne zgjidhjen e nje sere problemesh te trashegimise historike, te tranzicionit demokratik si dhe te ceshtjeve aktuale.
Qellimi eshte i mire. Mirepo qellimi i mire nuk mjafton. Kerkohen edhe strategjia, objektivat, prioritetet, plani i veprimit, taktikat, skenaret alternative, ekipet negociatore, grupet e ekspertizes mbeshtetese.
Historia, teoria dhe praktikat e negociatave na japin shume mesime te vyera per t’i konsideruar. Kjo lypet mbajtur parasyshe. Negociatat jane shkence dhe art. Ne negociata perdoren fjalet, paraqitja, gjuha trupore. Negociatat jane beteje per zgjidhje pa te humbur.
Por negociatat jane plot kurthe ku palet duan te leshojne pak e te fitojne me shume. Duan tit -for- tat, pra per cdo kusht synojne te kene nje koncesion. Per keto arsye, ruajtja nga kurthet eshte nje prej garancive te suksesit ne negociate.
Lidhur mbi negociatat e fundit Shqiptaro-Greke eshte e pamundur te bejme analiza profesionale, te japim opinione dhe aq me pak te japim propozime apo rekomandime. Kjo sepse kemi informacion te pjesshem, te fragmentuar, kontradiktor dhe jo mjaftueshem te besueshem.
Me qellim qe te shmangin sa me shume qe te jete e mundur perfshirjen ne debat te faktoreve dhe aktoreve jashte negociatore politike, publik, akademik, shoqeror, mediatik etj., duket se te dy palet kane rene dakort t’i rikthehen diplomacise konspirative te perpara nje shekulli?!
Meqenese nuk kemi lende permbajtesore mbi negociatat sugjerimi yne eshte i bazuar ne performancen e jashtme te ketyre negociatave. Bazuar vetem ne performance mund te paralajmerojme negociatoret shqiptare qe te kene kujdes nga kater kurthe ku po rrezikojne te bien.
1. Asimetria kohore:
shtatedhjete vjet ne shtatedhjete dite
Problematika historike Shqiptaro-Greke nise me historine e Shqiperise politike. Akumulimi i problemeve eshte shume i madh dhe shtrirja kohore shume e komplikuar. Venia e cdo problemi ne kontekstualitetin historik, ne kuadrin politik nderkombetar, ne sistemin politik te brendshem, ne bazat e se drejtes nderkombetare ne evoluim e kodifikim prej me se njeqind vjetesh e bejne te pamundur qe shtatedhjet vjet te perballen ne negociata per shtatedhjet dite. Ketu fiton avantazh diplomacia me e vjeter, me e kualifikuar dhe me me eksperience. Ky eshte kurthi i pare ku duket se po biem ne mos kemi rene.
2. Agjenda e mbingarkuar konfuzon prioritetet: foshnja iken permes ujit te turbullt
Perpilimi i agjendes bazohet ne nje strategji shume shkencore. Prioritetet jane objektiva te renditura sipas rendesise se tyre per te kapur hap pas hapi arritjen e qellimit madhor. Listimi i prioriteteve behet sipas rendesise se tyre. Dinamika e prioriteteve varet nga taktika diplomatike.
Ne rastin konkret agjenda duket te kete shume ceshtje, per rrjedhoje nje listim te gjate prioritetesh. Prioritetet e shumta cvleresojne rendesine e atyre kryesore. Ekziston rreziku qe sasia e madhe e prioriteteve te zhvendose kryesoret nga dytesoret, te rendesishmet nga me pak te rendesishmet, afatgjatet nga ato te dites. Me pak fjale ne ujin e turbullt te lumit te prioriteteve te shumta te na humbase foshnja. Ky eshte kurthi i dyte ku gjithashtu duket se po biem ne mos kemi rene.
3. Kurthi i trete: te vrapojme por jo te nxitojme
Shpejtesia e negociatave eshte dimension me rendesi ne arritjen e suksesit ne kete proces. Mirepo shpejtesia ka te beje ne thelb me aftesine per menaxhimin e faktorit kohe me elementin racional e profesional te kerkimit dhe gjetjes se zgjidhjes. Nese midis kohes dhe racionalitetit e profesionalitetit nuk kemi simetri athere vrapimi shderrohet ne nxitim e nxitimi te shpie ne gremine.
Ne rastin konkret me duket se shpejtesia qe po perdoret ne negociata eshte e ndryshme tek dy palet. Per palen e pergatitur racionalisht dhe profesionalisht shpejtesia e larte funksionon. Per palen me pak te pergatitur racionalisht e profesionalisht shpejtesia e larte eshte nxitim. Nxitim prodhon zgjidhje te gabuara, te paqendrueshme dhe me pasoja afatgjate. Ky eshte kurthi i trete qe rrezikojme te biem ne mos kemi rene.
4. Kurthi i katert: presioni konjuktural ose driteshkurtesia mbi vizionet
Ne negociata gjetja e kohes si moment eshte me shume rendesi dhe ndikim. Momenti permban konjukturen si komponent me avantazhe ose disavantazhe te ndryshme per palet ne negociata. Konjuktura mund te jete favorizuese per njeren pale. Nje pale e tille e perdor, e shperdor dhe madje edhe e abuzon konjukturen. Ajo e perdore konjukturen per presion, shantazhe, imponim zgjidhjesh te padrejta duke ofruar si koncesion leshime te lehta te brendshme apo mbeshtetje te perkoheshme nderkombetare.
Pala e disavantazhuar, nen presionin konjuktural ben leshime te medha per perfitime te vogla, ben koncesione vizionare afatgjate per nevoja driteshkurtera. Ku eshte kurthi i katert qe duket se po biem ne mos kemi rene.
Ne kushtet kur kurthet negociuese po hedhin njeren ose tjetren pale ne kaos degjojme te ngaterrohen rendesia e interesave te te gjalleve me varret e te vdekurve; pesha e numrit te kufomave te dikurshme me rendesine e numrit te miljeve per ardhmerine e perjetshme; te drejtat themelore e njerezore te se sotmes e te nesermes me te drejten perkujtimore te se kaluares; sherimi i plageve te medha me disa burokracira te vogla.
Lajthitje te tilla parajmerojne rrezikun e renies ne kurthet e negociatave. Eshte koha per kujdes te madh. Shume gjera qe behen gabim me negociata nuk c’behen me. Ose mund te c’behen jo me mjete paqesore.