Një ditë pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, një politikan tjetër është i kërcënuari i radhës.
Burime të afërta të Indeksonline me inteligjencën bëjnë të ditur se Bratislav Nikoliç është i kërcënuar me jetë.
Sipas burimeve të Indeksonline, ndaj kryetarit të Shtërpcës ka kërcënime serioze për të cilat është e njohur edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Nikoliq është kryetar i komunës së Shtërpcës që nga 12 janari i vitit 2010./Burimi: Indeksionline