Kryetarja e LSI-se, duke ftuar shqiptaret ne protesten e 27 janarit, e teksa ka perseritur edhe sot akuza te forta ndaj Rames, ka theksuar se situata problematike duhet ti bashkoje shqiptaret kunder kesaj qeverie dhe ketij kryeministri.
“Kemi një situatë me vërtet problematike dhe kjo është ajo që na shtyn edhe më shumë për tu ngritur dhe për të protestuar. Për të protestuar në protesta paqësore ska nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Edi Ramën se po të jetë për ta kërcenuar e për ta rrahur ka sa të duash që e rrahin brenda në Parlament nga Socialistët e vet, por për ti treguar që shqiptarët janë me shumicë kundër tij”- tha ajo gjate takimit me strukturat e LSI ne Vlore.
Sipas Kryemadhit, “edhe pse ai kërkon ti nënshtroj dhe ti frikësoj dolën dje banorët e Torovicë i kapi i futi vetëm e vetëm që mos ti prishesh imazhi i tij. Pra zhduku dekorin lëvizës ashtu i quan njerëzit ai, dekor lëvizës ndërsa fasadat e tij janë dekori i jetës së tij të përditshme. Pra është një njëri i cili kërkon të bëjë çdo gjë sipas dëshirës së vet”.