Dje me beri pershtypje ne nje farmaci tek Rr. Elbasanit se sa armiqesor politikisht jemi ne shqipetaret me njeri- tjetrin, jo me hallet e njejta- papunesi, pensioniste te lodhur, rini e corientuar ne kerkim pune, intelektuale te shquar qe heshtin, lypes qe te kepusin shpirtin, e kronika vrastare dite e nate ne Tirane e rrethe. Mbreme u ekzekutua nje 41- vjecar, tha policia.
Ne punen time, ne dreke, duke u kthyer nga puna, hyra ne nje farmaci klientele e imja, e pas meje u futen dy tipa, pak a shume moshatare te mij, te cileve u mbajta deren hapur per miresjellje.
Po kerkonin trinitrin, u lashe rradhen (ilac zemre mendova), por gjeten kohe per ‘trinitren’ politike.
“Ah, ju komunistet, na e nxite jeten”, mu drejtua njeri prej tyre, te cilet dukeshin te mbajtur mire edhe nga veshja.
Njeri nga Saranda, tjetri nga Gjirokastra me origjine sic e thane shperthyen ne ‘fjale kundra’ ish rregjimit komunist. Sipas tyre, njeri kishte qene 10 vjet ne burg, tjetri, qe fliste me pak, 15.
Mbaruan ankesat e po prisnin pergjigje nga une, Por me e shqetesuara ishte farmacistja, qe po ju sherbente duke u munduar ti jepte edhe rekomandimet per perdorimin e ilacit. Ilac zemre…
Nderhyra me humor, se mu duken shume serioze si tipa, duke u thene ku e pane ‘komunizmin’ tek une.
“Kollarja, vella, ajo tregon cdo gje”, tha njeri prej tyre.
E ne fakt si amator kollaresh kam shume, te te gjitha ngjyrave- edhe te kuqe.
Sot kollarja ime e rradhes ishte disi ndryshe, jeshile, me vija te bardha e te zeza- ‘Made in USA’.
Per nje moment me shkoi mendja tek kryeministri yne qe e admiroj per larmine e kollareve.
Mirepo bashkebiseduesit e mij e kuptuan se ia kishin futur kot me ate muhabetin e kollares sime, dhe me dhane rast tu them: “I keni gjetur persekutoret tuaj. Jane hapur dosjet. O t’mjere, gjeni kollaret me te vertete te ‘kuqe’ sic i keni ne kujtesen tuaj nese ju ka mbetur ndonje gjurme kujtese. Mos i kerkoni rrugeve persekutoret tuaj, por tek adresat, qe i dini. Por nuk jua mban te trokisni se jeni te …. “.
Ashtu u larguan, por ata dhe ngjarja me perforcuan bindjen se si ka mundesi qe nje popull si ky i yni eshte aq armik me veten e vet pa i lene drejtesise te jap verdiktin per cdo gje. E ne kemi fatin si popull qe ne kete aspekt te kemi mbeshtetjen e aleateve strategjike qe po bashkepunojne fort me qeverine per te kapur ‘peshkun e madh’!