Home KRYESORE Kryemadhi: Atë që nuk ua bënë dot otomanët për 500 vjet shqiptarëve,...

Kryemadhi: Atë që nuk ua bënë dot otomanët për 500 vjet shqiptarëve, po ua bën Rama

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, ka ftuar të gjithë shqiptarët që ti bashkohen protestës opozitare të 27 janarit.

Gjatë një takimi me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në njësinë 1, Kryemadhi dukej referuar axhendës së qeverisë duke e shpallur2018-n si ‘Viti i Skënderbeut’, u shpreh se atë që nuk ua bëri pushtimi otoman shqiptarëve,po ua bën qeveria Rama duke i lodhur.

‘Ne vitin 2018-të e kemi shpallur vitin e Skënderbeut. Skënderbeu është heroi ynë kombëtar, dhe me figurën e tij jemi rritur të gjithë ne për vlerat dhe luftën e tij që ai bëri për Shqipërinë. Por ne sot jemi në një dilemë shumë të madhe.

Sot 500 vjet pas pushtimit otoman, pas50 viteve diktaturë,dhe pas 27 viteve tranzicion, jemi në diskutim nëse Shqipëria do të jetë një vend evropian apo një vend pa identitet. Unë jam e bindur se çdo shqiptar aspiron dhe lufton çdo ditë për të qenë sa më shpejt anëtarë të BE-së. Kjo është sfida që kanë shqiptarët jo klasa politike shqiptare.

Po të jetë për qeverinë shqiptare, Shqipëria nuk do ishte kurrë ajo që është sot.

Shqipëria nga një vend që eksportonte stabilitet eksporton sot destabilitet. Nga një vend që harmoninë fetare e kishte vlerë sot e ka kthyer në një krizë konflikti.

Sot shqiptarët janë më të varfër, më të pangrënë, janë më pak nën vëzhgimin e shëndetësisë, janë më pak të ditur, sot shqiptarët ndihen më të lodhur se asnjëherë tjetër. Ajo që nuk i lodhi shqiptarët nga otomanët, apo luftërat po i lodh qeveria shqiptare. Objektivi ynë është për një Shqipëri të barabartë për të gjithë shqiptarët.

Ju ftoj të gjithëve të jeni në datë 27 janar në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Të jemi atje për veten tonë.

Edi Rama në 25 qershor ju bleu hallet shqiptarëve, por kurrë nuk do tu blejë shpirtin shqiptarëve’, tha Kryemadhi.

Share: