Home KRYESORE Kryemadhi bashkë me banorët kundër inceneratorit të mbetjeve

Kryemadhi bashkë me banorët kundër inceneratorit të mbetjeve

Kryetarja e LSI, Monika Kreymadhi, ishte sot në fshatin Verri të Fierit, kur po protestohej prej dy ditësh kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve.

Kryemadhi iu është bashkuar sot protestuesve, duke kundërshtuar inceneratorin dhe ajo shoqërohej edhe nga deputeti i LSI, Endrit Braimllari, i cili është dhe organizator i protestës së 27 janarit.

“Po importojnë plehra nga jashtë, na keni në dispozicion. Inceneratori dëmton tokën bujqësore”, tha Kryemadhi ne mes te protestuesve.

Share: