Home KRYESORE Kryeprokurorja Arta Marku: Do shihni surpriza. Kam ambicie për mandat 7 vjeçar

Kryeprokurorja Arta Marku: Do shihni surpriza. Kam ambicie për mandat 7 vjeçar

Kryeprokurorja me mandat të përkohshëm Arta Marku ka “shkrirë akullin” me median duke pranuar të ulet në një bisede informale me gazetarë paraditen e sotme. Ajo ka treguar se do të ketë surpriza në institucionin e akuzës me largime të tjera dhe lëvizje prokurorët. Nuk dihet se çfarë ka thënë për hetimet e çështjeve të rëndësishme, por duket se në fokus të bisedes kanë qenë çështje të karakterit adiministrativ.

“Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza. Nuk do jenë vetëm ato lëvizje që janë bërë deri tani. Nëse do jem neutrale dhe e pavaruar politikisht këto do t’i tregojë puna ime dhe rezultatet. Tensioni më të larguarit s’është krijuar prej meje por prej ligjit. Ata që janë larguar e dinë arsyen dhe po ashtu dhe ata që kanë ardhur në detyrat e reja e dinë arsyen”, është shprehur ajo për gazetarët e pranishëm në takim.

E pyetur nëse zgjidhet me mandat të plotë si Kryeprokurore, për 7 vite, Marku është përgjigjur se nuk do thoshte jo.

“Do të jem transparente në punën time dhe do zbatoj ligjet. Se sa profesionale jam në punën time do ta tregojë koha. Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza. Kërkoj bashkëpunimk për çeshtje sensitive”, është shprehur kryeprokuroje e pergjithshme dhe e perkoheshme Arta Marku para gazetarëve.

Share: