Home KRYESORE Kur lexova librin… Nga...

Kur lexova librin… Nga Walt Whitman

Përktheu Elona Caslli

Kur lexova librin, biografinë e famshme
thashë me vete: Këtë autori e quan jetë.
Po kështu, dikush do të shkruajë biografinë time kur të kem vdekur.
A thua se dikush mund ta njohë mirëfilli jetën time,
ndërkohë, që edhe unë vetë, shpesh mendoj se di pak për të.
Di shumë pak ose asgjë.
Ndonjë shenjë të vogël, ndonjë fillim të shpërndarë,
shenja të tërthorta
të cilat, mundohem t’i ravijëzoj
veçse për përdorim vetjak.

 

Share: