Tre deri në pesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë po verifikohen nga Prokuroria në kuadër të ligjit për Pastërtinë e Figurës.
Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit ‘Opinion’, se tre deri në pesë deputetë të tjerë janë duke u verifikuar në lidhje me të dhënat në formularin e dekriminalizimit.
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi i Qarkut Elbasan dhe ai i LSI, Gledjon Rehovica humbën mandatet të premten (5 janar) si pasojë e ligjit për Pastërtinë e Figurës, të njohur më së shumti si Ligji i Dekriminalizimit, për shkak se kishin dështuar të vetëdeklaronin dy episode penale të kryera në Itali shumë vite më parë.