Te nderuar lexues te Perqasje.com,
sot po sjellim ne vëmendjen tuaj një letër qe drejtuesi i një organizate te Paqes me status konsultative ne OKB ndaj se cilës ju kemi sjelle ne vazhdimësi lajme interesante sepse padyshim qe te gjithë do duhet te punojmë për te arritur Paqen Globale.
Duket se për arsye pushteti fetar, ka organizma religjioze te interesuara te mos ndihmojnë tentativat për Paqe dhe, ndoshta padashur ndihmojnë ne realizimin e konflikteve dhe pse jo, edhe Luftës qe sjell viktima.
Organizata te ashtuquajtura Kristiane ne Korenë e Jugut duket janë bere xheloze për arritjet e kësaj organizate ne rang botëror dhe akuzojnë se punon jo për Paqen, por për një fe te re! Perqasje.com sigurisht nuk bën Gjykatësin e ceshtjes, por konfirmon atë qe ka pare ne organizimet e HWPL dhe asgjë me shume.
Artur Nura, botuesi i kësaj reviste telematike, ndaj te cilit është drejtuar edhe letra e liderit te HWPL, Man Hee Lee qe po e botojmë te plote, konfirmon se edhe ne një organizim ne Tirane prane Univesitetit Mesdhetar me drejtues te ndryshëm te Komuniteteve Fetare ne Shqipëri, profesorë dhe studente, vetëm Kisha Katolike nuk u perfaqesua, duke u justifikuar me pretekste te paragjykuara!
Ne këtë organizim ne Shqipëri, por edhe ne organizimin e Seulit qe e përmend ne letër z. Man Hee Lee, nuk u fol për asnjë çast për një Fe te re, por për një Dialog Ndërfetar me eficent si kundërvënie ndaj shoqërive qe po shkojnë drejt shoqerise se konsumit dhe pragmatizmit ekstrem.
Ja edhe letra e plote qe Man Hee Lee i ka dërguar botuesit te Perqasje.com te cilen e leme ne gjykimin e çdo lexuesi për ta vlerësuar:
I nderuar Z. Artur Nura,
Përshëndetje, unë jam Man Hee Lee, kryetar i Kulturës Qiellore, Paqes Botërore dhe Restaurimi i dritës (HWPL).
Kam dëgjuar se ka një grup njerëzish që pengojnë punën e paqes në Kore dhe jashtë vendit me fjalë mashtruese. Kur dëgjoni fjalë të tilla, ju lutemi konfirmoni se e vërteta duhet te dale pas dëgjimit të të dyja palëve, jo vetëm nga njëra prej tyre.
Ashtu si një thënie aziatike “E mira vjen me të keqen” duhet tu bejme me dije se ka pasur përpjekje te vazhdueshme për të penguar lëvizjen paqësore të HWPL.
Gadishulli Korean me një komb te ndarë, është përpjekur dëshpërimisht për një ribashkim paqësor. Administratat e shkuara te Koresë së Jugut e kanë trajtuar çështjen bërthamore të Koresë së Veriut me masa te përkohshme, por edhe bashkësia ndërkombëtare ka vendosur sanksione ekonomike si pjesë e përpjekjeve për të përmbajtur kërcënimet e paraqitura nga Koreja e Veriut.
Megjithatë, një propozim themelore duket se nevojitet zgjidhje për të sjellë fundin e kërcënimit të luftës dhe, për të ribashkuar kombin. Si një zgjidhje për ndarjen e Koresë, HWPL propozoi Deklaratën e Paqes dhe Ndalimin te Luftës (DPCW), e përbërë nga 10 artikuj dhe 38 klauzola, dhe është duke punuar vetëm për arritjen e paqes dhe ndërprerjen e luftës.
Megjithatë, ka njerëz që pengojnë këto punët e paqësore. Ata sajojnë pretendime të rreme dhe sulme shpifëse!
HWPL priti Samitin e WARP ne shtator te 2017-es, në të cilin morën pjesë mbi 200,000 njerëz, duke përfshirë kryetarë te mëparshëm dhe të tanishëm të shtetesh, udhëheqës fetarë, gazetarë, drejtues te organizatave te të rinjve dhe grave nga e gjithë bota.
HWPL ka kryer shume aktivitete paqeje në vitet e fundit, por ky grup i kundërshtarëve tanë na ka akuzuar në mënyrë të gabuar duke thëne se këto aktivitete janë realizuar për qëllime fetare. Në një rast tjetër, kur një forum në gjuhën koreane ribashkimi u mbajt në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut më 30 nëntor 2017, ata u përpoqën të më pengonin që të mbaja një fjalim kryesor në forum, duke keqperkufizuar përpjekjet e mia për paqe.
Në mënyrë të ngjashme, CBS, (Christian broadcasting network) Network-u i transmetimit kristian, dhe Këshilli i krishterë i Koresë po bëjnë deklarata të rreme dhe nënçmuese ndaj HWPL, duke aluduar se po përhapim një fe të caktuar në maskën e lëvizjes paqësore.
HWPL, ka nxitur njerëzit e të gjitha feve të vijnë së bashku dhe të punojme qe te ndalojnë konfliktet, por asnjëherë nuk e përhapin një Fe të caktuar. Kjo do të vërtetohet nëse pyesni ata që morën pjesë në Samitin e WARP dhe juve personalisht qe ishit pjesemarres.
Nuk është e drejtë të thuhen gjëra që pengojnë punën e paqes. Një akt i tillë është kundërvajtje te Paqes. Unë personalisht shpresoj me zell te madh qe askush nuk do të mund te na ndalojë të punojmë për Paqen për shkak të këtyre gënjeshtrave.
Nëse ju, apo cdo kush, keni, ka ndonjë pyetje në lidhje me lëvizjen tonë të paqes, mos hezitoni të kontaktoni personin përgjegjës te HWPL-se per konfirmimin e fakteve.
Faleminderit dhe Sinqerisht i Juaji,
Man Hee Lee,
Lideri i Kulturës Qiellore, Paqes Botërore dhe Restaurimit te Dritës (HWPL)