N/Kryetari i PD Edi Paloka u bëri thirrje qytetareve te bashkohen për largimin e kryeministrit. Sipas tij, lirimi i mikut të Saimir Tahirit tregoi edhe një herë se sistemi i drejtësisë është marrë në kontroll nga Rama.
Deklarata e Palokës nga selia e PD-së
Lirimi i Orest Sotës me paratë dhe patentat e Tahirit. Edi Rama kontrollon pikat kyce në sistemin e drejtësisë. PD e ka shprehur shqetësimin që më 22 Nëntor. Nuk ka shqiptar që e beson se ato para ishin për të blerë hekur. Ato janë paratë e Saimir Tahirit. Ai ishte pjesë e trafikut të drogës. Materialet audio të publikuara në median online tregon se Habilajt e kishin kapur policinë e shtetit bashkë me ministrin. PD fton të gjitha mediat të vazhdojnë investigimin për çështjen Tahiri. PD fton TV kombëtare të publikojnë materialet që implikojnë Tahirin. Marrja nën kontrollon e prokurorisë u faktua. Vetem me largimin e Edi Ramës do të ketë garanci për drejtësi.