Ditën e shtunë pritet që të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste.
Lajm është bërë i ditur nga Partia Socialiste, dhe mësohet se në këtë mbledhje do të merren disa vendime të rëndësishme.
Sipas informacioneve bëhet e ditur se do të ndryshojë sekretarët.
Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për ecurinë e qeverisë, ku do të raportojnë ministrat. Gjithashtu do të diskutohet edhe për ecurinë e zgjedhjeve në parti.
8 pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.