Një nga vendet me nivelin më të lartë të jetesës dhe që është gjithmonë në krye të listës për lumturinë, Norvegjia ka ofruar një mundësi të madhe për ata që duan të emigrojnë.
Atje, momentalisht po kërkohet për fuqi punëtore dhe shteti ofron një pagë të mirë në disa prej fushave më të rëndësishme.
Paga varion nga 4 mijë e 500 euro në muaj, ndërsa profesionet që janë më shumë të kërkuara përfshijnë inxhinierë, mësues (sidomos ata të shkencave natyrore), mjekë dhe infermierë, shoferë autobusësh, kuzhinierë dhe kamerierë.
Zyra evropiane për punësim ka publikuar raportin ku thuhet se punëtorëve në profesionet e përmendura më lartë, u ofrohet paga mujore prej 4.500 euro.
Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë ndër më humanet në botë dhe ia vlen për të punuar. /360grade.al