Home KRYESORE Opozita votoi kundër, nuk miratohen emrat për KLGJ e KLP

Opozita votoi kundër, nuk miratohen emrat për KLGJ e KLP

Kuvendi ka rrëzuar listën me emrat e propozuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP, pasi opozita votoi kundër.

Për të kaluar të gjithë emrat duhej shumicë 2/3, por opozita ashtu sikur paralajmëroi i kundërshtoi duke i rrëzuar të dyja listat në bllok.

Lista për anëtarë jo magjistratë të KLGJ mori 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 abstenim, u rrëzua në bllok me votim të fshehtë.

Edhe lista me anëtarët jo magjistratë të KLP mori 72 pro, 26 kundër dhe 0 abstenim duke pasur fatin e listës së parë.

Pas rrëzimit të votimit të parë, procedura do të përsëritet në seancat e radhës së Kuvendit.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
Nga Avokatet

Arben Vani

Sokol Lamaj

Nga Profesorët

Erjon Muharremaj

Ilir Panda

Nga Shoqëria Civile

Altin Hazizaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Nga Avokatët

Kozma Jano

Floreta Gjini

Nga Profesorët

Enejda Sema

Mirela Bogdani

Nga Shoqëria Civile

Alfred Balla

Share: